Lajmet

Zotohet Hoxhaj: Në 100 ditëshin e parë do të nisim legalizimin e pronave

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili dhe kandidati për deputet, Abelard Tahiri kanë takuar sot banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, të cilëve u ka premtuar se në 100 ditëshin e punës së tij si kryeministër i vendit do të nisë legalizimin e pronave të tyre.

Hoxhaj ka thënë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka guximin dhe vullnetin që të adresojë problemet e qytetarëve, ndër to edhe problemin e legalizimit të pronave.

“Dua të ju garantoj që projekti i legalizimit të pronave, të shtëpive, të investimeve të ndryshme, një projekt i cili ka mbetur i pazgjidhur, i pa adresuar në Kosovë në këto 20 vitet e fundit do të jetë prioritet i parë i qeverisë që do ta drejtoj unë. Do të jetë prej vendimeve të para që do t’i marrim në 100 ditëshin e parë, meqë fjala është për 400 mijë shtëpi dhe prona të tjera të cilat janë të parregulluara dhe meqë fjala është për 10 miliardë euro buxhet të cilat do të përdoren në shërbim të zhvillimit, në shërbim të rritjes ekonomike dhe në shërbim të një qartësie për qytetarët e Kosovës të cilën nuk e kanë pasur deri më tash. Mendoj që është prej vendimeve më të mëdha që merr Kosova prej qershorit të 99 deri në janar të 2021. Këtë projekt jam i nderuar shumë që e bëjmë publik për herë të parë në Kodër të Trimave”, ka thënë ai.

Ndërsa, Abelard Tahiri ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i drejtësisë kishte filluar projektin për legalizimin e pronave, por që kishte mbetur në gjysmë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se gjatë mandatit të qeverisjes së PDK-së,çështja e legalizimit të pronave, me të cilin përballen edhe banorët e Kodrës së Trimave, do të jetë prioritet.

“Sot nga Kodra e Trimave po çojmë mesazh për të gjithë Republikën e Kosovës që në dy vitet e ardhshme të qeverisjes së kryeministrit Hoxhaj do të jetë prioritet dhe do të jetë angazhim ynë i madh që të përfundojë legalizimi i pronave në të gjithë Republikën e Kosovës. Pra, është një shumë rreth 10 miliardë euro që konsiderohet që është e bllokuar sa kushtojnë këto prona në mbarë Republikën e Kosovës dhe legalizimi mundëson një zhbllokim të tillë dhe këto prona do të përdoren për zhvillimin ekonomik të ekonomive familjare të vogla, të mesme, të mëdha”, ka thënë ai.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka theksuar se qeveritë e kaluara kanë bllokuar zhvillimin e Kodrës së Trimave për mungesë të legalizimit të pronave.

“Një kërkesë që ka mundur ta bëjë ndryshimin në jetën e secilit qytetar në Kodrën e Trimave, por qeverisja komunale ka qenë e shurdhër dhe fare nuk është interesuar për jetën e qytetarëve në Kodrën e Trimave. Fatmirësisht kemi një kryeministër i cili me platformën e rimëkëmbjes u bënë zgjidhje problemeve të qytetarëve, nuk bënë zgjidhje politike vetëm për të qenë, por jep program, ka ekip dhe ka vullnet për të bërë zgjidhjen për të gjitha problemet të cilat i kanë qytetarët e që për Kodrën e Trimave problemi i legalizimit mbetet një problem kyç që nuk lejon zhvillimin e kapitalit në këtë vend, nuk ka lejuar ndërtimin në këtë vend, nuk ka lejuar mirëqenien e qytetarëve që të rritet gjithandej nëpër Prishtinë janë rrit banesat e në Kodrën e Trimave është bllokuar zhvillimi pikërisht se nuk ka pasur vullnet politik”, tha ai.

Islam Islami, banor i lagjes Kodra e Trimave, duke treguar se qytetarët e kësaj lagjeje e kanë kërkesë të kamotshme zgjidhjen e çështjes së legalizimit ka thënë se vetëm PDK ka plan konkret për këtë problem.

“Unë e kam parë që vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka në planin e vet këtë pjesë për punën e legalizimit. Ne si qytetarë kemi shumë kërkesa, mirëpo prioritet gjithmonë e kemi pasur punësimin, po nëse bëhet kjo çka po na premtojnë atëherë nuk ka me pas nevojë për t’u punësuar x personi se ndoshta e hap një biznes dhe i krijohet perspektiva për të punuar në vendin e vet pa shkuar dhe për të kërkuar një vend pune. Ishalla këto fjalë bëhen realitet”, ka thënë ai.

Lajmet

Rama në CNN: Nuk ka projekt për Zvërnecin, debat i ashpër me gazetaren gjatë intervistës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama përsëriti se për momentin nuk ekziston asnjë projekt konkret për zonën e Zvërnecit, duke theksuar se çështja është sqaruar edhe më herët. Intervista u shoqërua me replika mes tij dhe gazetares, ku në një moment diskutimi u tensionua.

Gazetarja i tha Ramës se “nuk është nevoja të jesh i parespektueshëm”, pasi ai reagoi me tone më të ashpra gjatë debatit.

Kryeministri insistoi se hetimet e përmendura nuk lidhen me korrupsion, por kanë të bëjnë me verifikimin e pronësisë së tokave në atë zonë.

Në një moment të debatit u zhvillua edhe ky shkëmbim:

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur…
Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell përvojë muzikore për fëmijë në Prishtinë me “Pjetri dhe Ujku”

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të programit “Arti në shkolla”.

Kuinteti Frymor i Filharmonisë solli veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” nga Sergei Prokofiev, duke i afruar nxënësit e shkollave fillore me botën e instrumenteve muzikore. Në këtë interpretim, çdo instrument u shndërrua në një personazh të veçantë, duke e bërë rrëfimin më të gjallë, të kuptueshëm dhe atraktiv për publikun e ri.

Në këtë performancë morën pjesë Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (fagot), Ilir Kodhima (korno), si dhe Anda Gjini në rolin e tregimtares. Ata krijuan një atmosferë interaktive, ku fëmijët reaguan me kuriozitet, buzëqeshje dhe pjesëmarrje të vazhdueshme.

Filharmonia njofton se nesër do të mbahet koncerti i radhës me titull “DIALOG – Njohje me instrumentin e trombonit”, me trombonistin Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sjellin mbrëmje të madhe muzikore më 10 qershor në Prishtinë

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar koncertin e radhës në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, duke sjellë para publikut pianistin dhe kompozitorin e njohur turk, Fazıl Say.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, nga ora 19:30, në Klan Arena, nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja do të hapet me interpretimin e veprës “Mother Earth”, të kompozuar nga vetë Fazıl Say. Në pjesën e dytë të programit, Filharmonia e Kosovës do të interpretojë Simfoninë Nr. 5 të kompozitorit rus Dmitri Shostakovich, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik botëror.

Ky koncert pritet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore të sezonit, duke bashkuar në një skenë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në një program që ndërthur muzikën bashkëkohore me kryeveprat e muzikës klasike.

Continue Reading

Lajmet

Një javë para Kupës së Botës 2026, vazhdojnë paqartësitë rreth shitjes së biletave

Published

on

Me vetëm një javë deri në fillimin e Kupës së Botës 2026, tregu i biletave vazhdon të ngjallë debat dhe pikëpyetje, ndërsa mijëra bileta mbeten ende të disponueshme pavarësisht deklaratave të FIFA-s se turneu është “plotësisht i shitur”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte deklaruar në shkurt se të gjitha ndeshjet ishin shitur, duke theksuar se vetëm një numër i kufizuar biletash mbahej për shitje në momentet e fundit.

Megjithatë, raportimet e fundit të BBC Sport tregojnë se për një numër të madh ndeshjesh, veçanërisht ato me kombëtare më pak të njohura, ende ka mijëra bileta të pashitura. Sipas platformës analitike TicketData, në një moment të fundit ishin në dispozicion rreth 74 mijë bileta për 86 nga gjithsej 104 ndeshje të turneut.

Vetëm pak ditë më vonë, ky numër ra ndjeshëm, duke nxitur dyshime dhe diskutime rreth lëvizjeve në tregun e biletave.

Një tjetër çështje që ka ngritur shqetësime lidhet me transparencën dhe çmimet e biletave. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara, përfshirë prokurorët e New Yorkut dhe New Jerseyt, kanë nisur hetime ndaj FIFA-s për dyshime mbi rritjen artificiale të çmimeve, mashtrimin e tifozëve dhe mungesën e transparencës në procesin e shitjes.

Sipas raportimeve, disa tifozë që kishin blerë bileta në kategori më të shtrenjta kanë përfunduar me ulëse që konsiderohen me vlerë më të ulët, shpesh më larg fushës sesa ishte premtuar gjatë blerjes.

Ndërsa afrohet dita e nisjes së turneut më të madh të futbollit në botë, çështja e biletave mbetet një nga temat më të diskutuara mes tifozëve dhe organizatorëve.

Continue Reading

Të kërkuara