Lajmet

Zotohet Hoti: Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës, tha se kjo është treguesi më i mire se duhet intervenuar në përputhje me ligjin.

Hoti u zotua se do të ndërmarrin veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike.

“Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike, si dhe për tu siguruar se pasuria dhe afarizmi i tyre mirëmbahen dhe rriten. Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike, si dhe për tu siguruar se pasuria…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, November 2, 2020

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre aksidente trafiku në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Leposaviq, gjashtë persona të lënduar

Published

on

Tre aksidente trafiku janë raportuar gjatë 15 shtatorit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në rrugën nacionale Leposaviq-Jarinjë, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në rrugën nacionale Leposaviq-Jarinjë, rreth orës 07:55, ka ndodhur një aksident ku është përfshirë vetëm një automjet me targa vendore. Si pasojë, një pasagjere kosovare ka pësuar lëndime trupore.

Në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, rreth orës 00:15, janë përplasur dy vetura në lëvizje. Në aksident janë përfshirë një drejtues, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dhe një drejtues kosovar. Si pasojë, të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u proceduar në mënyrë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, rreth orës 07:17, ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, të drejtuara nga një grua dhe një burrë kosovar. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe, pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, janë liruar për në shtëpi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OKB ngre alarmin për rreziqet e inteligjencës artificiale

Published

on

Kombet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimin për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, ndërsa thirrje për më shumë kontroll dhe bashkëpunim ndërkombëtar po vijnë edhe nga qeveri dhe figura të industrisë teknologjike.

Çështja pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë javës së ardhshme, në kuadër të një mbledhjeje të dedikuar inteligjencës artificiale dhe sigurisë. Franca, si presidente e radhës e Këshillit, ka bërë të ditur se AI do të jetë ndër çështjet kryesore në agjendë, përfshirë edhe diskutimin mbi rreziqet që mund të paraqesë për njerëzimin.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, u ka bërë thirrje shteteve dhe kompanive që të ndërmarrin “veprim urgjent” për të qeverisur sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Sipas tij, sistemet autonome të AI-së mund të kryejnë vetë një sërë operacionesh dhe, në skenarë të caktuar, të ndikojnë në komunikime, shërbime thelbësore dhe infrastrukturë kritike, si dhe të përshpejtojnë sulmet kibernetike. OKB-ja ka ngritur gjithashtu shqetësime për përdorimin e AI-së në fushën ushtarake.

Nga Kanadaja, kryeministri Mark Carney ka propozuar krijimin e një “Këshilli për Stabilitetin Teknologjik”, i cili do të shërbente si një mekanizëm i përhershëm për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sigurisë teknologjike.

Në Kinë, ministri i Sigurisë së Shtetit, Chen Yixin, ka argumentuar se inteligjenca artificiale është njëkohësisht pjesë e rëndësishme e konkurrencës teknologjike globale dhe burim i ri rreziqesh për sigurinë kombëtare. Ai ka kërkuar forcimin e masave të sigurisë, duke kundërshtuar edhe kufizimet që, sipas tij, disa shtete vendosin ndaj qasjes në çipa dhe kapacitete llogaritëse.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka kundërshtuar idenë e kufizimeve të reja ndaj zhvillimit të inteligjencës artificiale, duke argumentuar se ngadalësimi i sektorit amerikan do t’i jepte avantazh Kinës në garën teknologjike.

Debati ndërkombëtar po zhvillohet në një kohë kur SHBA-ja dhe Kina po konkurrojnë fuqishëm për zhvillimin e modeleve të avancuara të AI-së, ndërsa organizatat ndërkombëtare kërkojnë mekanizma më të koordinuar për menaxhimin e rreziqeve të kësaj teknologjie./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e Verdiktit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Published

on

By

Gjykata Speciale në Hagë shpall sot aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky vendim shënon fundin e procesit më të madh gjyqësor të zhvilluar deri më tani nga Dhomat e Specializuara. Seanca transmetohet në Kosovë pas orës 10:00, derisa interesi i publikut dhe mediave është i jashtëzakonshëm, me vende të kufizuara në galerinë e gjykatës që u janë rezervuar kryesisht familjarëve të të akuzuarve.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat pretendohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar pafajësi dhe lirim të plotë. Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, sqaroi se seanca përbëhet kryesisht nga leximi i përmbledhjes së vendimit. Ai po ashtu specifikoi se në rast pafajësie, Hashim Thaçi nuk do të lirohej menjëherë, pasi ndaj tij ka një masë tjetër paraburgimi lidhur me procedurën për pengim të administrimit të drejtësisë, e cila do të kërkonte rishikim të veçantë nga gjyqtari i asaj çështjeje.

Ngjarja ka nxitur mobilizim të madh në Kosovë, ku seanca do të ndiqet drejtpërdrejt në ekranet e mëdha të vendosura në sheshet kryesore. Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë paralajmëruar tubime, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë masat e nevojshme për ruajtjen e rendit. Si rrjedhojë e këtyre organizimeve, ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre për kujdes dhe shmangie të vendeve ku ka grumbullime masive.

Në rrafshin politik, Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur pritjen për një verdikt lirues për të gjithë të akuzuarit, duke kërkuar që kjo ditë të kthehet në festë. Ndërkohë, përfaqësues të kësaj partie kanë bërë të ditur se në rast të një vendimi dënues, do ta kundërshtojnë atë dhe presin reagim qytetar për mbrojtjen e të vërtetës së luftës së UÇK-së.

 

Continue Reading

Të kërkuara