Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.
AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2587 tiketa trafiku, janë shkaktuar 94 aksidente me dëme materiale dhe 39 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 36 persona janë arrestuar, kurse 22 janë dërguar në mbajtje.
PRISHTINË
Lëndim i lehtë trupor
Aeroporti Adem Jashari 06.08.2025 – 09:30- Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është liruar kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
Armëmbajtje pa leje
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale si armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator i pistoletës me 5 fishekë, një fishekë i kal-12.7 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Aksident në rrugën Lipjan‐Shtime
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
FERIZAJ
Kanosje
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte kanosur bashkëshorten e tij. Pas inicimit ë rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Import, Eksport, Furnizim, Shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse
Rr. Hysni Kajtazi, 06.08.2025 – 11:30- Me urdhëresë të gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku në disa dhoma dhe një depo që përdorej nga i dyshuari për rregullimin e armëve janë gjetur dhe sekuestruar 6 pushkë të gjata të gjuetisë, dy pushkë ajrore, 1 pushkë pa tytë, dy pistoleta të kalibrit 9-mm, 1 pistoletë me gaz, 163 fishkë të pushkëve të gjuetisë, 329 fishkë të kalibrave të ndryshëm të armëve të zjarrit, katër radiolidhje si dhe mjete për përpunimin dhe modifikimin e armëve. I dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
PRIZREN
Fajde
Më 06.08.2025 njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një mashkull kosovar duke pranuar para nga viktima mashkull kosovar, në emër të kamatës për fajde. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Degradim dhe Shkatërrim i ambientit
Fsh. Samadrexhë, Suharekë 06.08.2025 – 11:50- Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
Blerje posedim shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve
Rr. Ismet Jashari-Kumanova, 06.08.2025– 23:30- Njësitet policore pas pranimit të informatës se disa persona janë duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të mitur një femër dhe një mashkull kosovarë dhe një tjetër i dyshuar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar si prove materiale: substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.68 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 7.27 gram, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy kartëmonedha 5 dhe një 20 euro. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, rasti iniciohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet.
PEJË
Dhunë në familje
Është iniciuar rasti ku të përfshirë në të kanë qenë një ish bashkëshortët, gruaja si viktimë dhe burri si i dyshuar i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar.
GJAKOVË
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë 06.08.2025 – 14:00- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorë në rast dhe 57 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rahovec 06.08.2025 – 00:10-Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri dhe Jug
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Rr. Agim Ramadani Katana, 06.08.2025–19:30- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i lokalit në dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar-luajtur se bashku me disa persona tjerë bixhoz të paligjshëm. Si dëshmi materiale janë sekuestruar: 3-TV, 2-printer për shtypjen e tiketave, 2-shtëpiza kompjuterike, tiketa të paguara të lojërave të ndryshme, dhe rreth 98 €. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 06.08.2025–21:15- Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale: një elektroshok, një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.8 gram. Pas intervistimit me vendim të prokuronit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kanosje
Mitrovice Veri 05.08.2025 –08:00-Viktima femër kosovare, ka raportuar se është kanosur (përmes rrjetit social vidër) nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj i cili nuk gjendet në Kosovë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari të vendoset në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet.