Lajmet

Zjarri përfshiu disa shtëpi në Berat, raportohet për viktima

Published

on

Tre persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu katër shtëpi në lagjen Muzakaj të Beratit.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dyshohet se babë e bir kanë vdekur si pasojë e zjarrit, ndërsa raportohet edhe për një viktimë tjetër.

“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia./UBTNews

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama u përgjigjet protestuesve: Nuk do të jap dorëheqjen

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje për shkak të protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat kanë hyrë në ditën e tretë radhazi.

Policia ka përdorur autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë thyer xhama dhe kanë dëmtuar pronën në kryeqytet. Për shkak të situatës, Kuvendi e ka anuluar seancën e planifikuar për sot.

Studentët, të cilët po protestojnë kundër rritjes së kostos së arsimit dhe korrupsionit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndërrohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo revolucion”, ka thënë Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

Ai ka shtuar se përgjegjësia e tij është të dëgjojë qytetarët, t’u përgjigjet shqetësimeve legjitime dhe ta mbajë Shqipërinë në rrugën e përparimit.

“Alternativa do të ishte t’i tradhtojë shqiptarët që më dhanë një mandat të fuqishëm për t’i përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri është shprehur i gatshëm të diskutojë për rritjen e kostos së arsimit, por ka theksuar se sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë me kërkesat legjitime të studentëve.

Protestat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt në krye të qeverisë.

Trazirat vijnë pas disa muajsh protestash kryesisht paqësore, të nxitura nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë. Projekti mbështetet nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është përballur me sfida ligjore.

Rama ka deklaruar se luftimi i korrupsionit mbetet një nga prioritetet e qeverisë së tij.

“Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç ka rikonfirmuar së fundmi edhe vetë BE-ja, Shqipëria po e lufton atë më shumë se kurrë më parë”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, mund të ketë forca brenda dhe jashtë vendit që nuk dëshirojnë që Shqipëria të ketë sukses në procesin e integrimit evropian, por ka theksuar se nuk do të lejojë që dhuna ta pengojë të ardhmen evropiane të vendit.

Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, aktualisht kryesojnë procesin e anëtarësimit në mesin e vendeve të Ballkanit dhe synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian që në vitin 2028./A.K/

Continue Reading

Lajmet

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qëndrueshme, optimizimi i KFOR-it varet nga zhvillimet në terren

Published

on

NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren.

Në njoftimin e publikuar me rastin e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, Aleanca Veriatlantike ka bërë të ditur se procesi i optimizimit të pranisë dhe strukturës së misionit po vazhdon, me qëllim që KFOR-i të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave të tij.

Procesi parasheh përshtatje graduale dhe të kujdesshme të strukturës dhe numrit të trupave të KFOR-it gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithatë, NATO ka theksuar se ky proces nuk është përfundimtar dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse zhvillimet e sigurisë në terren e kërkojnë një gjë të tillë.

“Procesi do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë”, thuhet në njoftimin e NATO-s./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu e përcjellë për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka përcjellë për dekretim te presidentja Justina Shiroka-Pula ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u miratuan në Kuvend më 6 tetor.

“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Haxhiut për KOHËN.

Presidentja Shiroka-Pula tani ka tetë ditë kohë për ta dekretuar ligjin.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në adresën e Presidencës, nëse ligji do të trajtohet me urgjencë, ashtu siç bëri Kuvendi. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Me ndryshimet e bëra në ligj, dënimi maksimal nga Specialja kufizohet në 15 vjet burgim, do të lejohen ankesat në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimeve të Speciales, dënimet të mund të vuhen në Kosovë në vend që të vuhet domosdoshmërisht jashtë vendit dhe që presidentja e Kosovës të ketë mundësi të japë amnisti për persona të dënuar nga Dhomat e Specializuara./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara