Lajmet
Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj
Sipas tyre, më sfiduese kanë qenë zjarret malore.
Published
4 years agoon
By
UBT newsBrigada e Zjarrfikësve në Komunën e Prizrenit për shtatë muajt e parë të këtij viti ka intervenuar në 357 raste të ndryshme. Prej tyre, më sfiduese kanë qenë zjarret malore, ndërsa intervenimet më të shpeshta kanë ndodhur në aksidentet e trafikut rrugor. E problemi më i madh gjatë intervenimeve mbeten rrugët e ngushta të qytetit.
Udhëheqësi i ndërrimit në Brigadën e Zjarrfikësve në Komunën e Prizrenit, Fejzullah Berisha thotë se problemin më të madh gjatë realizimit të detyrës e kanë në hyrje të qytetit, nga ana e Suharekës si dhe në dalje të Prizrenit nga Hasi.
“E mbulojmë pjesën e Zhupës, Vrrinit, Hasit dhe Anadrininë. Deri më tani më së shumti që kemi pas intervenime, sidomos në muajt e fundit kanë qenë aksidentet e trafikut rrugor. Prizreni, me karakteristikat e veta që dallohet prej qyteteve janë rrugët e ngushta. Shpeshherë po kemi pengesa gjatë lëvizjes dhe përkundër asaj se qytetarët po bëjnë të pamundurën për me na hap rrugët, prapë po hasim në probleme, sidomos në hyrje të qytetit nga ana e Suharekës, në dalje të Prizrenit nga ana për Has dhe pak po kemi probleme tek rruga në drejtim të Zhurit”, thotë ai.
Më tej, Berisha thotë se disa nga stacionet e kësaj komune që janë të gatshme për intervenime, mirëpo nevojitet staf për t’i mbuluar këto të fundit.
“Një shkresë zyrtare na është ardh nga ana e Agjencionit të menaxhimit të emergjencave se do të rritet niveli i gatishmërisë për shkak të situatës dhe temperaturave të larta. Normalisht janë ndërprerë disa pushime vjetore. Afati kohor i pushimeve vjetore është i kufizuar, d.m.th. brenda dhjetë ditëve çdo punëtor duhet të jetë ose të paraqitet në njësinë e zjarrfikësve për shkak të kushteve të cilat janë kërkuar në kohën e fundit… Dhe mendojmë se duhet ende staf, sidomos për stacionet që i kemi në Zhup, pastaj në stacionin Zhur që duhet, dhe një stacion e kemi në Has, Asan Gjonaj e Epërme. Stacionet janë të gatshme, janë të përgatitura, mirëpo vetëm mungon stafi i cili duhet t’i mbulojë ato stacione”, thekson ai.
Sipas tij, shërbimi i zjarrfikësve kërkon pajisje të reja, derisa shton se iu është premtuar një automjet me platformë, për të cilin thotë se është më se i nevojshëm.
Drejtoresha e Emergjencës në këtë Komunë, Ramize Sinanaj-Shala në një përgjigje me shkrim për KP ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit janë gjashtë intervenime më shumë.
“Kemi zjarre të natyrave të ndryshme mirëpo aktualisht janë të menaxhueshme. Sigurisht që çdo zjarr i shkaktuar i ka vështirësitë e veta. Nëse e bëjmë krahasimin e intervenimeve të zjarreve për 7 mujorin e parë të vitit 2021 kanë intervenuar në 357 zjarre, ndërsa në 7 mujorin e parë të vitit 2022 kane intervenuar në 363 zjarre, ku gjate vitit 2022 janë shënuar 6 intervenime më shume se ne vitin 2021. Do të veçoja si sfidë zjarret malore në terrene të papërshtatshme”, thuhet në përgjigjen e saj.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
10 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
12 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
