Lajmet

Zigmunt Bauman, cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

Këshillat e sociologut të madh polak.

Published

on

Reflektimet e Zigmunt Bauman, janë ende sot më të rëndësishme se kurrë më parë. Çdo njeri që ka jetuar, ka qenë i fiksuar pas një qëllimi specifik: të jetë i lumtur. Dhe rrugët që zgjedh të ndjekë secili prej nesh janë të pafundme.

Por sipas planeve tona, të gjitha ato shkojnë në të njëjtin drejtim. Problemi është se pasi udhëtoni, vini re se shumë shtigje që keni ndjekur kanë rezultuar të gabuara. Kjo çështje ka shqetësuar shpesh edhe Zigmunt Baumanin, dhe ja se cilat janë këshillat e sociologut të madh polak.

Lumturia e vërtetë

Shumica e intelektualëve i ka konsideruar çështje të tilla si lumturia si shumë të lehta për t’u trajtuar prej tyre. Përkundrazi, Bauman nuk kishte frikë të fliste për atë që është aspirata që bashkon mbarë njerëzimin. Duke shpjeguar se çfarë është lumturia në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë” Transmetuar në Rai 3, teoricieni i shoqërisë fluide tha se “nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë të kesh një jetë pa probleme”.

Sipas tij, një jetë e lumtur është produkt i tejkalimit të problemeve, i zgjidhjes së vështirësive. “Ju duhet të përballeni me sfidat, të bëni më të mirën. Lumturia arrihet kur njeriu kupton se është në gjendje të kontrollojë sfidat që i lëshon fati, pasi kur shtohet komoditeti ai ndihet si i përhumbur”.

Sa më shumë të jemi në gjendje të luftojmë, të përpiqemi, të bëjmë zgjedhje domethënëse, aq më shumë do të shkurtohet edhe distanca që na ndan ne nga lumturia. Megjithatë kjo është një luftë që nuk duhet përballuar vetëm.

Kurthi i pavarësisë

Në fakt gjatë dekadave të fundit, njerëzit kanë mësuar gjithnjë e më shumë të jenë të pavarur, të mos varen nga të tjerët, duke bërë gjithçka për t’u ndjerë mirë vetëm, për t’u ndjerë mirë me veten. Por sipas Bauman, ky është drejtimi i gabuar.

Njerëzit që dinë të jenë të pavarur po e humbasin dalëngadalë aftësinë për të jetuar me të tjerët, pasi ata kanë humbur aftësinë për t’u socializuar. “Sa më i pavarur që të jeni – thotë Bauman në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë” – aq më pak jeni në gjendje të kontrolloni pavarësinë tuaj, dhe ta zëvendësoni atë me një ndërvarësi të këndshme”.

Nga ana tjetër, është e kuptueshme:të qenit i lidhur me njerëzit është diçka shumë e ndërlikuar, dhe për ta bërë këtë duhet të jesh në gjendje të pranosh jo pak kompromise, të plotësosh nevojat e të tjerëve, të kesh durim.

Natyrisht që kjo është e ndërlikuar, por lumturia lind nga marrëdhëniet, jo nga pavarësia. Sipas Baumanit “në fund pavarësia të çon drejt një jete boshe, të pakuptimtë, dhe të zhyt në një mërzi të madhe”./Libreriamo – Bota.al

Continue Reading

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara