Lajmet

Zhvillimi i të rinjve në formësimin e tyre politik dhe social

Ata shpeshherë kritikojnë hapësirën që u ipet për të qenë pjesë e zhvillimit të tyre politik dhe social.

Publikuar

Të rinjtë që duan të përfshihen në formësimin e tyre politik dhe social prej kohës kërkojnë sistem më të mirë organizimi. Ata shpeshherë kritikojnë hapësirën që u ipet për të qenë pjesë e zhvillimit të tyre politik dhe social.

Sa i përket të rinjve kosovarë, sipas anëtarit të federalistëve të rinj evropian, Elion Kollçaku, pjesa më sfiduese për formësimin e tyre ishte mosliberalizimi i vizave.

Në anën tjetër sipas Kollçakut rol të rëndësishëm luan arsimi nëpërmjet programeve të ndryshme për ta. Megjithatë ai shprehet se pavarësisht kushteve të ofruara të rinjtë çdo herë e më pak kanë interes të përfshihen në këto organizime.

Në fund ai kishte një thirrje për qeverinë dhe organizatat e tjera që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe ato kërkesa që ata kanë të mos neglizhohen./UBTNews/

Lajmet

Vaksinimi i ulët një ndër shkaqet e epidemisë së fruthit në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

nga

Mungesa e imunizimit në masë dhe shkalla e lartë e infektimit me virusin po bën që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të shtohet numri i fëmijëve të prekur nga fruthi e lija. Fruthi, si një sëmundje virale që thuajse ishte zhdukur, transmetohet dhe mund të jetë fatale si për fëmijët, edhe të rriturit nëse nuk parandalohet përmes vaksinimit në kohë.

Simptomat fillestare shfaqen 9 deri 14 ditë pas infektimit dhe përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, konjuktivit dhe njolla të bardha në brendësi të gojës. Periudhë e rikuperimit zgjat 2–3 javë, shrkuan RTSH.

Beogradi ka shpallur epideminë pasi dhjetëra pacientë janë paraqitur me simptomat e sëmundjes, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë situata është më e rëndë më mijëra pacientë dhe Kroacia raporton për një epidemi të mundshme. Për të mbrojtur në kohë fëmijët nga kjo sëmundje, mjekët prej dekadash rekomandojnë dhe japin vaksinën MMR, me komponentë mbrojtës nga fruthi, rubeola dhe shytat.

“Sipas kalendarit të vaksinimit të vlefshëm në vendin tonë, vaksina bëhet në dy doza, në moshën njëvjeçare dhe kur fëmija regjistrohet në shkollën fillore. Mbrojtja nga doza e parë është 95 për qind, dhe për të pasur të ashtuquajturat ‘imunitet kolektiv’ dhe në këtë mënyrë të parandalojmë shfaqjen e sëmundjes në popullatë, duhet të kemi mbulim vaksinimi 95 për qind ndaj kësaj sëmundjeje. Aktualisht, më pak se 65 për qind e fëmijëve tanë janë të vaksinuar kundër fruthit, kështu që në rastin më të mirë mund të presim epidemi të tilla çdo katër vjet nëse përqindja e fëmijëve të vaksinuar nuk rritet. Aktualisht kemi rreth 4.500 raste të regjistruara në Bosnjë-Hercegovinë që nga dhjetori 2023,” tregon pediatrja boshnjake Aleksandra Vladiçiq (o. Alexandra Vladicic).

Në rënien e numrit të fëmijëve të vaksinuar ka ndikuar më së shumti informimi dhe njohuria e pamjaftueshme e prindërve për vaksinimin, përkatësisht informimi i prindërve nga joprofesionistët dhe forumet e caktuara në internet.

“Një ndikim të madh ka pasur edhe lobi antivaksinim,” përgjigjet Dr. Vladiçiq./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Specialja i jep paralajmërimin e fundit Haradinajt

Publikuar

nga

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e ka paralajmëruar Nasim Haradinajn që t’iu përmbahet kushteve të përcaktuara mbi vendimin e dënimit, duke thënë se Haradinaj ka zhvilluar intervista në media “pa kërkuar paraprakisht leje”.

Në komunikatën për media, Trendafilova tha se i ka dhënë paralajmërimin e fundit Haradinajt për këtë, duke shtuar se “çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit”.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatë.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ai ishte liruar me kusht në dhjetorin e 2023-s, pasi kishte vuajtur dy të tretën e dënimit të tij.

Vazhdo të lexosh

Bota

Përmbytjet, uraganet rrezikojnë Amerikën Qendrore, 11 viktima në El Salvador

Publikuar

nga

Shirat e rrëmbyeshëm në shtetin amerikanoqendror të El Salvadorit u morën jetën të paktën 11 banorëve në fundjavë, raportuan të hënën autoritetet vendase. Shefi i Mbrojtjes Civile, Luis Amaja tha se viktimat janë edhe fëmijë, të cilët janë zënë poshtë nga rrëshqitjet e dheut ose rëniet aksidentale të pemëve në rrugë, shkruhet në Reuters.

“Nëse ju kërkohet të evakuoni zonën, bëjeni. Nëse jetoni pranë një pjerrësire lëvizni drejt një zone më të sigurt. Prioriteti numër një është siguria”, deklaroi Amaja.

900 banorë të El Salvadorit aktualisht po strehohen në godina të përkohshme si pasojë e shirave që ranë mbi brigjet e Paqësorit nga Meksika Jugore drejt Panamasë Perëndimore. Meteorologët kanë parashikuar që moti në vend do të mbetet i lagësht përgjatë gjithë javës dhe situata mund të bëhet më e rrezikshme me praninë e një stuhie, që pritet të formohet në Gjirin e Meksikës. Përmbytjet prekën edhe vendet fqinje me El Salvadorin, si Hondurasi dhe Panamaja, por pa dëme serioze.

Paqësori dhe Atlantiku kanë hyrë në sezonin e uraganeve. Rreziku nga pjesa atlantike do të jetë më i lartë për shkak të efekteve atmosferike nga La Ninja dhe ngrohjes së oqeaneve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rrëfimi i popullit të Kosovës përmes Osmanit në Samitin e Paqes për Ukrainën

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se ishte për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Në Samitin e 15-16 Zelensky në 19 muajt e fundit për t’i angazhuar liderët globalë që të ndihmojnë në dhënien fund të luftës më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Samiti i nivelit të lartë, ka mbledhur liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.

Derisa presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara