Lajmet

Zhvillimet më të fundit: Numri i refugjatëve ukrainas mund të arrijë në 2 milionë deri të mërkurën

Kjo sipas kreut të UNHCR-së, Filippo Grandit.

Published

on

Numri i refugjatëve që ikin nga Ukraina mund të arrijë në 2 milionë deri të mërkurën, tha të martën UNHCR, përcjell UBT News.

Rusia ka hapur “korridoret humanitare” për të evakuuar civilët nga kryeqyteti Kievit, si dhe nga Cherhihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë Ministria ruse e Mbrojtjes të martën.

Këto janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

  • Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të hapë të ashtuquajturat “korridoret humanitare” nga ora 07:00 të martën, me miratimin e Ukrainës, duke renditur rrugët nga Kievi, si dhe qytetet Mariupol, Kharkiv dhe Sumy – të gjitha këto qytete janë nën sulme të rënda.
  • Numri i refugjatëve që ikin nga Ukraina mund të arrijë në 2 milionë deri të mërkurën, tha të martën kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
  • Ukraina fillimisht nuk iu përgjigj ofertës, me presidentin Volodymyr Zelensky që akuzoi trupat e Moskës për ndërprerjen e përpjekjeve të evakuimit, minimin e rrugëve dhe shkatërrimin e autobusëve që synonin të transportonin njerëzit në siguri.
  • Zelensky transmetoi fjalimin e tij të hënën mbrëma nga zyra e tij në qendër të Kievit, i pari që nga pushtimi i Rusisë. “Unë nuk kam frikë nga askush”, tha ai mes tjerash.
  • Kievi hodhi poshtë të hënën një ofertë ruse për të lejuar ukrainasit të arratiseshin përmes të ashtuquajturave “korridoreve humanitare”, por vetëm në Rusi ose Bjellorusi. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti ofertën “hipokrite” dhe kritikoi “cinizmin” e shfaqur nga Moska.
  • Rusia bojkotoi të hënën një seancë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, në të cilën Ukraina kërkoi një masë të përkohshme që urdhëronte Rusinë të ndalonte menjëherë pushtimin.
  • Rusia vazhdoi sulmet e saj në disa qytete të Ukrainës edhe të hënën. Pati luftime në periferinë e Kievit, Irpin, qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë nën bombardime të vazhdueshme dhe ka pasur luftime të ashpra për kontrollin e aeroportit strategjik të Mykolayiv në jug.
  • Zyrtarët lokalë thanë se forcat ukrainase të hënën kishin rimarrë kontrollin e qytetit verilindor të Chuhuiv.
  • Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, sipas OKB-së. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim të hënën për të diskutuar krizën humanitare që po shpaloset./UBTNews/

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara