Lajmet

Zhvillimet e fundit rreth luftës Rusi-Ukrainë

Sulmet ruse kanë lënë pa energji disa rajone anembanë Ukrainës.

Published

on

Shpërthimet tronditën fshatrat dhe qytetet anembanë Ukrainës të enjten në atë që Kievi e ka quajtur një nga breshëritë më të mëdha të raketave të Moskës që nga fillimi i luftës. Sulmet kanë lënë pa energji disa rajone anembanë Ukrainës, me Lvivin, Kievin dhe Odesën ndër të goditurat, thanë zyrtarët.

Këtu janë titujt më të fundit:

“Një nga sulmet më masive” ruse: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se Rusia kishte nisur “një nga sulmet më masive me raketa” që kur nisi pushtimin e saj në shkurt, duke kërcënuar të zhysë vendin në errësirë ndërsa afrohen festat e Vitit të Ri. “Por ata nuk mund ta mposhtin popullin ukrainas”, u tha në deklaratë.

Ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën: Vala e sulmeve me raketa la disa rajone të Ukrainës pa energji elektrike. Ministri i Energjisë i Ukrainës tha se infrastruktura elektrike në Lviv, Kiev dhe Odesë ishte dëmtuar dhe se rajonet janë duke përjetuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

Ukraina kap shumicën e raketave: Ushtria ukrainase tha se shumica e raketave të lëshuara në Ukrainë të enjten u kapën, me forcat e saj të mbrojtjes që rrëzuan 54 nga 69 prej tyre, sipas të dhënave paraprake.

Sulmet me raketa ruse janë “barbarizëm i pakuptimtë”: Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se këto ishin të vetmet fjalë që më erdhën në mendje kur panë që Moska ka nisur një valë të re sulmesh në qytetet ukrainase përpara Vitit të Ri, duke shtuar se nuk mund të ketë “asnjë neutralitet” në përballë një agresioni të tillë.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës thotë se lufta është në një ngërç:
“Situata thjesht është bllokuar”, tha Kyrylo Budanov për BBC në një intervistë. “Nuk po lëviz”. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë ndonjë përfitim thelbësor, pasi Kievi pret armë më të avancuara nga aleatët perëndimorë./UBTNews/

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara