Lajmet

Zhegrova: Ndaj Rumanisë duam vetëm fitore

Published

on

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren 3-0 ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Por, pas ndeshjes, ai ka thënë se është shumë i lumtur që bashkëlojtarët tjerë kanë shënuar gol.

Besoj që ekipi ka bërë një ndeshje mjaftë të mirë, të gjithë u angazhuan dhe e kemi pritur këtë fitore edhe tani duhet të shkojmë në ndeshjen e radhës që e kemi shumë me rëndësi kundër Rumanisë edhe besoj që gjithë publiku ka qenë i lumtur, po ashtu edhe në, kështu që vazhdojmë përpara”, tha fillimisht Zhegrova.

Ai ka shtuar se në fillim të ndeshjes pati shumë provokime nga lojtarët kundërshtarë, por që tani po mendon vetëm për ndeshjen ndaj Rumanisë të cilën e ka konsideruar si një finale.

Me rëndësi bashkëlojtarët kanë shënuar gol, ndihem mirë kur ata shënojnë gola, kjo i ndihmon ekipit shumë, po ashtu ndihem mirë sepse ata do të marrin më shumë vetëbesim për ndeshjen e ardhshme dhe kjo është në të mirë të ekipit për ndeshjet e radhës. Gjatë gjithë ndeshjes e pata mendimin pas kartonit të verdhë sepse pata shumë provokime në fillim, gjatë gjithë kohës e kisha mendjen tek ndeshja me Rumaninë dhe besoj që ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë një finale dhe do të shkojmë për fitore”, theksoi Zhegrova.

Kosova ka nënë pikë në grup, tri më pak se Rumania që është në vendin e parë.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara