Kronikë e zezë

Zhduket një grua në Ferizaj

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti vazhdon të hetohet.

Published

on

Policia sot ka informuar se të marten është zhdukur një grua në Ferizaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, ka njoftuar PK.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti vazhdon të hetohet.

Lajmet

Policia heton dy raste të dyshimta: Një grua e vdekur në Prizren dhe një burrë i vdekur në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua, rast ky duke u cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa një rast tjetër që është cilësuar po ashtu si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur në Gjilan, ku në shtëpinë e tij është gjetur një burrë i vdekur.

Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Tragjedi në Bruklin, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Published

on

Një 41-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e një ndërtese në Bruklin.

Bëhet e ditur se sipas Policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari B.H, u gjet i plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

B.H punonte si mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin. Familja u trondit që ai i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./S.K/KP/NBC News NY/

 

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës konfiskon pajisje në vlerë 60,000 euro

Published

on

Njësitë Antikontrabandë i Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare- Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike, ku kanë bërë konfisikime.

Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple.

“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

Vetëm në 24 orëshin e fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje si dhe një lëndim i lehtë trupor, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në raport bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Lëndim i lehtë trupor

Mitrovicë Veri 10.11.2025 – 02:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

·         Obiliq 10.11.2025 – 04:30. Ka ndodhur rasti ‘dhunë në familje’, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët,  lëndime ka pësuar bashkëshorti dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 10.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre anëtarë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 10.11.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  09.11.2025 – 15:00 – 18:00. Me 10.11.2025 viktima e mitur femër kosovare, ka raportuar se një ditë më parë babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  10.11.2025-13:00. Janë shoqëruar dy meshkuj (vëllezër) njëri si i dyshuar dhe tjetri viktimë, në stacion policor për intervistim, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Rasti duke u hetuar.

Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  10.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer tek familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara