Kronika e zezë

Zhduken dy të mitura në Mramor të Prishtinës

Publikuar

Në Mramor të Prishtinës janë zhdukur dy të mitura. Policia e Kosovës njofton se dy të miturat kishin dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe rasti është nën hetime./UBTNews

Kronika e zezë

Arrestohet një zyrtar policor për sulm seksual ndaj një të miture

Publikuar

nga

Sot është arrestuar një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari është suspenduar deri në përfundim të hetimit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra.

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka arritur t’i ndalojë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Të dyshuarit kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallrat e paligjshme.

Me këtë rast policia ka konfiskuar:

– Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)

– Laptop të përdorur gjithsej 51 copë

– Rregullator për laptop 98 copë

– Tastatura për laptop te përdorura 39 copë

– Pula të gjalla 53 copë

– Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë

– Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram

– Rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimor 248 copë.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kërkohet suspendimi i dy zyrtarëve policorë në Prizren

Publikuar

nga

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit, kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës.

Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi i patentë shoferit.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Më pak ekzekutime më 2020

Publikuar

nga

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut Amnesty International, ka thënë se numri i dënimeve me vdekje më 2020 ka qenë i ulëti në dekadën e fundit, ndonëse “sfidat e pashembullta” të pandemisë nuk kanë ndalur 18 shtete për të marrë vendime për vdekje të tilla.

Të paktën 483 persona dihet se janë ekzekutuar globalisht, çka flet për 26 për qind ulje në krahasim me vitin 2019, është thënë në raportin vjetor të kësaj organizate me bazë në Londër.

Në këto të dhëna nuk përfshihen shtetet që klasifikojnë të dhënat për dënim me vdekje si sekrete shtetërore, apo ato që ofrojnë informacion të kufizuar.

Në mesin e këtyre shteteve hyjnë: Kina, Koreja Veriore, Siria dhe Vietnami.

Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite është thënë se janë përgjegjëse për 88 për qind të të gjitha ekzekutimeve.

Numri i dënimeve me vdekje, që dihet se janë kryer në gjithë botën, – të paktën 1,477 – ka qenë për 36 për qind më i ulët, në krahasim me vitin 2019.

“Teksa bota fokusohet në gjetjen e rrugëve për të ruajtur jetët nga COVID-19, disa qeveri kanë treguar vendosmëri shqetësuese për ekzekutuar njerëzit, pavarësisht rrethanave tjera”, ka thënë Sekretarja e Përgjitshme e Amnesty International Agnes Callamard.

Kina besohet se ekzekuton mijëra persona brenda vitit, duke e bërë atë xhelatin më të madh në botë, ka thënë kjo organizatë në raportin e titulluar Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet më 2020.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara