Aktualitet

“Zgjohet” pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në Spanjë

5 mijë të evakuuar.

Published

on

Një vullkan në ishullin La Palma në Spanjë shpërtheu të dielën, duke bërë që autoritetet të shpejtojnë evakuimet për rreth 5.000 njerëz.

Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie raportoi shpërthimin në Cumbre Vieja rreth orës 15:00 me kohën lokale.

La Palma, me një popullsi prej 85.000, është një nga tetë ishujt në arkipelagun e Ishujve Kanarie të Spanjës. Në pikën e tyre më të afërt me Afrikën, ata janë 100 kilometra nga Maroku.

Itahiza Dominguez, kreu i Sizmologjisë i Institutit Gjeologjik Kombëtar të Spanjës, i tha stacionit televiziv lokal RTVC se megjithëse është shumë herët për të thënë se sa gjatë do të zgjaste ky, shpërthimet paraprake në Ishujt Kanarie zgjatën javë apo edhe muaj.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti në vendngjarje. Pamjet nga ajri treguan lavë nga vullkani Cumbre Vieja që u derdh poshtë dhe shkatërroi disa shtëpi.

Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga djegia e llavës. Rojet ushtarake dhe civile janë vendosur për të ndihmuar.

Cumbre Vieja në La Palma një nga rajonet vullkanike më aktive në Kanarie dhe shpërthimi i fundit u paralajmërua nga mbi 22 mijë dridhje brenda një jave në ishull.

Shpërthimi më i hershëm i regjistruar në La Palma ishte në 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING) dhe ai i fundit ndodhi më 1971, nga i cili pati një viktimë.

"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në
"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në
"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në
https://www.youtube.com/watch?v=SIHmbnqOvk8&feature=emb_title

Lajmet

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara