Sport

Zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes Angli – Danimarkë

Published

on

Fitorja me rezultat 2-1 pas vazhdimeve e Anglisë kundër Danimarkës ia ka mundësuar skuadrës së Gareth Southgate që të luajë të dielën me 11 korrik në finalen e madhe të Kampionatit Evropian Euro 2020 kundër Italisë.

Danimarka u tregua kundërshtar aspak i lehtë për “Tre luanët” duke dëshmuar kështu që nuk ishin vetëm rastësisht në gjysmëfinale të këtij turneu të madh evropian, përcjellë KosovaPress.

Fituesi u përcaktua vetëm pas 104 minutave lojë kur Harry Kane pasi e humbu penalltinë, përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi për 2-1.

Sulmuesi i Tottenhamit në fund u shpall edhe si lojtari më i mirë i kësaj ndeshje.

Finalja ndërmjet Italisë dhe Anglisë zhvillohet të dielën në Wembley.

Continue Reading

Sport

Drita rikthehet në Superligë

Published

on

By

Skuadra e Drita ka siguruar rikthimin në Superligën e basketbollit, pasi të hënën mbrëma mposhti Proton Cable Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në plejofin për inkuadrim, duke vulosur kështu ngjitjen në elitë për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e parë finale, skuadra nga Gjilani kishte triumfuar bindshëm me rezultat 85:71.

Në këtë përballje vendimtare, Ardian Ibishi u dallua me paraqitje të gjithanshme, duke kontribuar me 18 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë, Jay Walker ishte realizatori më i mirë me 20 pikë, të shoqëruara me nëntë kërcime dhe tre asistime.

Te skuadra prizrenase, më efikasi ishte Rron Dahsyla me 23 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Qendrim Ajazaj me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Continue Reading

Sport

Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga figurat kryesore te RCD Mallorca, ku po kalon një periudhë shumë të suksesshme. Megjithatë, në mediat turke vazhdojnë të qarkullojnë lajme për një rikthim të mundshëm të tij në Superligën turke.

Sipas raportimeve të publikuara të martën nga Sabah dhe të shpërndara më pas nga media të tjera, Fenerbahçe thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar. Po sipas këtyre burimeve, klubi turk është i gatshëm të nisë bisedimet me Mallorcën për transferimin e tij, ndërsa vlera fillestare për negociata mendohet të jetë rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, në disa raportime është përmendur edhe FC Barcelona si një destinacion i mundshëm për Muriqin, megjithëse vetë lojtari ka theksuar vazhdimisht se ndihet i kënaqur në klubin aktual.

Muriqi mbetet i lidhur me Mallorcën me kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, çka e bën çdo transferim të mundshëm të varur nga negociatat mes klubeve.

Continue Reading

Sport

Dienit Isufi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të spikatur në Superliga e Kosovës.

Për javën e 29-të të këtij edicioni, ky vlerësim i është dhënë për herë të dytë futbollistit të KF Dukagjini, Dienit Isufi.

Isufi pati një paraqitje vendimtare në fitoren 3:2 ndaj SC Gjilani, ku shënoi një gol dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka çmuar ndikimin e tij në rezultat dhe performancën gjatë ndeshjes.

Pas marrjes së çmimit, Isufi u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores ndaj Gjilanit dhe objektivat e ekipit në vazhdim. Ai theksoi se synimi i KF Dukagjini mbetet fitimi i Kupës së Kosovës dhe sigurimi i një vendi në garat evropiane, ndërsa falënderoi familjen, bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Isufin, i cili po vazhdon të tregojë formë të lartë në kampionatin kosovar.

Continue Reading

Sport

Bayern shkruan histori, shpallet kampion për herë të 35-të në Bundesliga

Published

on

By

Bundesliga ka kurorëzuar edhe një herë dominimin e Bayern Munich, i cili është shpallur kampion për herë të 35-të në histori.

Skuadra bavareze e siguroi titullin e sezonit 2025/26 pas një fitoreje bindëse 4–2 ndaj Stuttgartit, duke e mbyllur garën shumë javë para fundit të kampionatit. Ky sukses vjen si dëshmi e vazhdimësisë së dominimit të Bayernit në futbollin gjerman.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke treguar forcë të madhe si në sulm ashtu edhe në konsistencë gjatë gjithë kampionatit.

Ky është titulli i 35-të kampion në histori për klubin më të suksesshëm gjerman, duke e thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët në Bundesligë dhe duke konfirmuar epokën e dominimit bavarez në futbollin gjerman.

Continue Reading

Të kërkuara