Aktualitet

Zgjedhjet në Indi: Partia e Modit humb në një shtet kyç

Published

on

Partia e kryeministrit indian Narendra Modi nuk ka arritur ta fitojë një shtet kyç në zgjedhjet që janë mbajtur në kohën kur është shënuar rekord i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Kjo parti e shënjestroi Bengalin Perëndimor gjatë fushatës, por në këtë shtet pushtetin e mbajti Mamata Banerjee që është një kritik i ashpër i Modit.

Modi është akuzuar se gjatë kohës së fushatës i ka kushtuar më shumë vëmdendje sondazheve sesa pandemisë.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në Assam, Tamil Nadu dhe Kerala, ashtu si edhe në territorin e Puducherry.

Partia e ka mbajtur pushtetin në shtetin veri-lindor të Assam, por ka dështuar të fitojë në shtete tjera të rëndësishme.

Për 10 ditë me radhë rastet e reja me COVID-19 në Indi e kanë tejkaluar shifrën prej 300,000.

Continue Reading

Sport

Muriqi emocionon tifozët e Mallorcas me mesazhin pas sezonit

Published

on

By

Vedat Muriqi u ka dërguar një mesazh emocional tifozëve të RCD Mallorca pas përfundimit të sezonit në La Liga, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën se si u mbyll edicioni për skuadrën spanjolle.

Sulmuesi kosovar tha se ndien “dhembje dhe trishtim në zemër”, pasi Mallorca nuk arriti objektivat e synuara këtë sezon, megjithatë ai theksoi se skuadra ka luftuar deri në fund në çdo ndeshje.

Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen gjatë gjithë sezonit, duke thënë se përkrahja e tyre ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin në momentet më të vështira.

Ai gjithashtu premtoi se skuadra do të punojë për t’u rikthyer më e fortë në sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet një nga lojtarët kryesorë të Mallorcas dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Katër të vdekur pasi treni godet autobusin e shkollës në Belgjikë

Published

on

By

Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të martën pasi treni e goditi një autobus shkolle në veri të Belgjikës, tha zëvendëskryeministri i vendit, Maxime Prevot.

“Një përplasje tragjike midis një treni dhe një autobusi shkolle ndodhi këtë mëngjes në Bugenhout. Katër persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë”, shkroi Prevot në X.

Kryeministri Bart De Wever ka se është “thellësisht i prekur nga aksidenti i tmerrshëm… Në këto çaste bashkëndiejmë me familjet e prekura”.

Pamjet nga vendngjarja në rajonin e Flandrës shfaqin autobusin e rrokullisur dhe dëmtuar në skaj të një rrugë pranë vijës hekurudhore. Treni i udhëtarëve mbeti i ndalur mbi shina.

Zëdhënësja e Policisë, An Berger, u tha mediave belge se në autobus ndodheshin shtatë fëmijë, një mbikëqyrës dhe shoferi, duke shtuar se askush në tren nuk ishte lënduar.

“Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme”, tha për AFP Frederic Sacre, zëdhënës i agjencisë hekurudhore belge, Infrabel, duke shtuar se treni po udhëtonte rreth 120 kilometra në orë kur ndodhi aksidenti.

“Autobusi u hodh rreth 15 metra drejt një shtylle metalike”, tha ai.

Sacre tha se pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin se barrierat në kalimin hekurudhor kishin qenë të mbyllura dhe se semafori i kuq ishte ndezur në momentin e aksidentit.

Mediat belge raportuan se nxënësit vinin nga një shkollë për fëmijë me vështirësi në të nxënë.

Ministri i Brendshëm, Bernard Quintin, shprehu trishtimin e tij të thellë për “aksidentin tragjik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu bashkua reagimeve ngushëlluese të politikanëve, duke thënë se ka mbetur “me zemër të thyer” nga përplasja.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre”, shkroi ajo në internet.

“Sot, Evropa vajton me Belgjikën”. /REL/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

Published

on

By

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka nisur një valë sulmesh në të gjithë Libanin, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi do të intensifikojë sulmet kundër Hezbollah, raporton BBC.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë kryer sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera të Libanit.

Hezbollahu, grupi i armatosur shiit i mbështetur nga Irani, tha se është kundërpërgjigjur me 22 sulme me dronë dhe raketa, duke pretenduar se objektivat përfshinin ushtarë izraelitë, tanke, baza ushtarake dhe ndërtesa.

Më herët gjatë këtij muaji, Libani dhe Izraeli kishin rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit 45-ditor që kishte nisur në mes të prillit, megjithatë përplasjet mes dy palëve kanë vazhduar.

Të martën në mëngjes, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur mbi 100 objektiva dhe infrastrukturë të Hezbollahut.

Sipas mediave lokale libaneze, 12 persona janë vrarë gjatë një sulmi në fshatin Mashghara në Luginën Bekaa.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka lëshuar urdhër evakuimi për qytetin jugor Nabatieh, për shkak të mundësisë së sulmeve të reja.

Në një deklaratë me video, Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se ushtria është urdhëruar t’i japë grupit “goditje të forta”.

Ai shtoi se ofensiva izraelite kundër Hezbollahut ka eliminuar mbi 600 militantë gjatë javëve të fundit dhe paralajmëroi shtim të intensitetit të sulmeve.

Dy ministra izraelitë të së djathtës ekstreme, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, kanë bërë thirrje për zgjerim të operacioneve ushtarake, përfshirë edhe në Bejrut. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe BE nisin fazën e mbylljes së negociatave në Bruksel

Published

on

By

Në Bruksel këtë të martë zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon kalimin në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni qeveritar pritet të mbërrijnë në Këshillin e Evropës në orën 18:50, ku fillimisht do të zhvillohet fotografia familjare, ndërsa më pas në orën 19:00 nis zyrtarisht konferenca ndërqeveritare.

Ky takim vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili ka konfirmuar përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme dhe ka përcaktuar hapat për mbylljen e kapitujve kyç të negociatave, përfshirë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Në përfundim të konferencës, rreth orës 20:15, pritet të mbahet një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë mbi vendimet dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Continue Reading

Të kërkuara