Aktualitet

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Published

on

Afati i fundit që votuesit nga jashtë të aplikojnë për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale është sot.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se deri tani kanë pranuar rreth 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

“Pas kësaj date do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore”, është shprehur ai në një intervistë për EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor.

Aktualitet

​Dy prokurorë akuzohen për keqpërdorim të autoritetit zyrtar në Maqedoni të Veriut

Published

on

Prokuroria e Shtipit njoftoi se ka ngritur akuza kundër ish-kreut të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahi dhe Prokurorit të Lartë Jovan Cvetanovski, dhe po ndiqen penalisht për “kursim” të rasteve.

Ish-kreu i Prokurorisë Hajrullahi akuzohet për pesë vepra penale thuhet në njoftim.

“Duke vepruar gjatë procedurës hetimore, prokurori publik siguroi prova në lidhje me veprimet zyrtare të Prokurorit të Lartë Publik të lartpërmendur dhe një prokurori tjetër publik nga Prokuroria e Lartë Publike e Shkupit, sipas të cilave ai ngriti një aktakuzë kundër tyre, duke i akuzuar ata se kanë kryer, si bashkëkryerës, një vepër penale të vazhdueshme të Shpërdorimit të Detyrës dhe Autoritetit Zyrtar sipas nenit 353, paragrafi 1 i Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria, shkruan Alsat

Prandaj, ata sqarojnë se të akuzuarit, në periudhën nga janari 2023 deri në gusht 2024, në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit, së bashku me pjesëmarrjen në veprimet për kryerjen e krimit, me dashje kanë kryer veprime të shumëfishta të lidhura në kohë që përbëjnë kryerje të shumëfishtë të të njëjtit krim, duke përfituar nga e njëjta marrëdhënie e përhershme dhe të njëjtat rrethana, duke ndërmarrë veprime zyrtare që tejkaluan kufijtë e autoritetit të tyre zyrtar./S.K/KP/Alsat/

Continue Reading

Bota

​OKB dënon sulmin e Izraelit: Shkelje flagrante mbi sovranitetin e Katarit

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit.

Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamas në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Ai kërkoi nga palët të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe jo për ta shkatërruar atë.

“Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë”, tha shefi i OKB-së./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se tash e sa kohe e ka të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë e ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private raporton TV Syri.

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi./S.K/KP/TV Syri/

Continue Reading

Aktualitet

​Milanoviq reagon ndaj vizitës së ministrit izraelit në Zagreb

Published

on

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit, Gideo Saar, në vendin e tij, duke e quajtur këtë vizitë fyese për Kroacinë.

Milanoviç kritikoi ashpër qeverinë e vendit të tij dhe pyeti përse është ftuar një anëtar i një qeverie e cila dëbon popullsinë e Gazës dhe kryen spastrim etnik.

“Pse u ftua ministri i Jashtëm izraelit në Zagreb dhe pse u takuan me të kryetari i Parlamentit kroat, kryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë? Në një kohë kur qeveria dhe ushtria izraelite po dëbojnë të gjithë popullsinë e qytetit të Gazës dhe po njoftojnë sulm ndaj atij qyteti me një milion banorë, takimi me një anëtar të së njëjtës qeveri në fakt është mbështetje e politikës së dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të Izraelit”, shkroi Milanoviç në Facebook.

“Në vend që të fillojë procesin e njohjes së shtetit palestinez si hapi i parë në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, qeveria e Republikës së Kroacisë mbështet zyrtarët e qeverisë izraelite të cilët janë pa mëdyshje pas politikës së luftës dhe dhunës”, tha Milanoviç.

Ndërkohë, kryediplomati izraelit Gideon Saar u takua me homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman gjatë vizitës së tij në Zagreb.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Gërliç, Saar pohoi se njohja e shtetit të Palestinës nuk do të kontribuonte në paqe apo siguri, por do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara