Lajmet

Zëvendëskryeministri Bislimi në vizitë zyrtare në Greqi

Ai do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.

Lajmet

FIFA teston rregullin dy-minutësh

Published

on

FIFA ka prezantuar një rregull të ri që synon të ndalë humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të futbollit. Sipas presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve, Pierluigi Collina, çdo lojtar që kërkon trajtim mjekësor gjatë lojës do të detyrohet të largohet nga fusha për dy minuta.

Collina sqaroi se ky rregull vlen në të gjitha rastet, përveç kur lojtari që shkakton faullin ndëshkohet me karton të verdhë ose karton të kuq.

Portierët, ndërkohë, mbeten të përjashtuar nga ky rregull për shkak të rolit të tyre specifik në lojë.

Qëllimi i FIFA-s është të dekurajojë simulimet dhe lëndimet e kota, duke detyruar skuadrat të luajnë për dy minuta me një lojtar më pak nëse lojtari i dëmtuar kërkon trajtim. Në këtë mënyrë pritet të rritet koha reale e lojës dhe të ulen vonesat artificiale.

Rregulli i ri do të testohet për herë të parë në Kupën Arabe 2025, që zhvillohet nga 1 deri më 18 dhjetor në Katar.

Nëse vlerësohet i suksesshëm, mund të zbatohet edhe në garat më të mëdha, përfshirë Kupën e Botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

By

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Hamza njofton për takimet në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përfunduar vizitën në Washington.

Hamza ka njoftuar për takimet e tija gjatë kësaj vizita, duke thënë se Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë.

Dje e përfundova vizitën time të shkurtër dyditore në Washington D.C. Agjenda ishte intensive dhe e konsiderova jetike të paraqes vizionin tim për zhvillimin e Republikës sonë dhe rindërtimin e partneritetit të thellë mes Kosovës dhe administratës amerikane. Pas takimeve me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit, isha i ftuar edhe në një takim përmbajtësor nga James Carafano, i sapoemëruar Këshilltar i Lartë i Presidentit dhe E.w. Richardson Felloë pranë Fondacionit “Heritage”, institucion i njohur për afërsinë dhe angazhimin në programin qeverisës të Presidentit Trump. Në takim ishin edhe Anthony Kim, redaktor i Indeksit të Lirisë Ekonomike dhe menaxher i angazhimit global në Qendrën për Liri “Margaret Thatcher”, si dhe Max Primorack, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë në këtë fondacion”, ka njoftuar Hamza.

Ai po ashtu tha se nga këto vizita është pozitiv sa i përket mundësive të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve.

U ktheva jashtëzakonisht pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, pas një periudhe të vështirë të mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik. Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë, me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencës”, ka shkruar Hamza./EO

Continue Reading

Lajmet

​Përmbyllet afati i KQZ-së për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjatë periudhës 24 nëntor – 30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në garën zgjedhore, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

“Koalicionet: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dheKoalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike: LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK; PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: Kosovaki Nevi Romani Partia; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; LISTA SERBE; INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; FJALA; NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS; LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK); ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK); KOSOVSKI SAVEZ; NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

Iniciativat qytetare: PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur: NEDŹMIDIN SEJDILAR”.

Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara