Lajmet

Zeqiri e quan shpresëdhënës takimin me ministrin Sveçla

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri theksoi se janë shqyrtuar 14 kërkesat e policisë në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Zeqiri tha se takimi ka qenë shpresëdhënës dhe është vendosur që kërkesat e Policisë së Kosovës do të analizohen se cila do të plotësohet shpejt dhe cilat më vonë.

Ai tha se shpreson që situata të vazhdojë me dialog deri në plotësimin e kërkesave.

“Të bëhem i sinqertë që biseda ka qenë konstruktive edhe nga ministri i punëve të brendshme Sveçla edhe nga drejtori i policisë pasi që ishte prezent aty dhe gjatë tërë bisedës janë biseduar të gjitha kërkesat parashtruara që janë rreth 14 kërkesa për të cilat kemi fol në aspektin e përgjithshëm për secilën dhe gjatë bisedës e sipër në realitet sot nuk është marrë ndonjë vendim, por është vendim që këto kërkesa të analizohen në detaje dhe në takimin e ardhshëm të vendosen se për cilat prioritet. Është shumë normale që të gjitha këto kërkesa menjëherë dhe ne po deklarohemi se nuk mund të realizohen por ne kërkuam dhe u koordinuam bashkë me ministrin, prioritet për të cilat janë të mundshme që të realizohen për policinë e Kosovës. Ka qenë një bisedë shpresëdhënës se të gjitha këto kërkesa dhe pakënaqësi të realizohen me dialog dhe unë po shpresoj se kështu do të rrjedh situata edhe në vazhdimësi dhe në takimin e ardhshëm do të vendosim prioritet se cilat kërkesa mund te realizohen tani e cilat më vonë”, tha Zeqiri.

Po ashtu, Zeqiri shtoi se është koha që të përmirësohet mirëqenia e policisë së Kosovës. Ai tha se takimi i radhës do të realizohet në janar të vitit të ardhshëm.

“Në realitet sigurisht këto informacione do të marrin të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës edhe atë me kureshtje e kanë pritur edhe takimin edhe se çka do të del nga ky takim, kemi biseduar edhe me disa koleg të cilët menjëherë mbas takimit dhe ata u pajtuan që të vendosin prioritet për dhe të fillojnë të bëhet realizimi i kërkesave të policisë së Kosovës, prandaj mbetet që të presim në takimin e ardhshëm se cilat do të vendosen prioritet , cilat janë të mundshme në këtë rast për ministrin që të realizohen dhe të fillojmë t’i zbusim këto pakënaqësi dhe të përmirësohet mirëqenia te policia e Kosovës, kudo në një shkallë pak më të kënaqshme për secilin. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar datën besoj së shpejti por pasi që jemi në fundvit besoj që takimi radhës do të behët ne janar”, shtoi Zeqiri.

Ndërkaq, Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) dhe policë nga sektorë të tjerë dhe sindikata e tyre, para dy javësh kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar plotësimin e kërkesave për shtesat e rrezikshmërisë, pagat, veshmbathjet dhe përkujdesje për mirëqenien e familjarëve të policisë.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara