Lajmet

​Zeqiri: Dhjetë policë kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar

Zeqiri deklaroi se ka numër të madh të dorëheqjeve të pjesëtarëve.

Published

on

Dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje gjatë muajit janar. Mbi 5 mijë e 600 zyrtarë policorë kanë nënshkruar peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, i cili u shqyrtua sot në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Këshu tha kryetari i sindikatës, Imer Zeqiri, i cili shtoi se janë mbi 4 mijë e 700 raste të lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se të njëjtit kanë mbetur me invaliditet të përhershëm.

Teksa foli për kushtet e policëve, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri deklaroi se ka numër të madh të dorëheqjeve të pjesëtarëve. Ai lexoi edhe deklaratën e një polici që ka dhënë dorëheqje ditëve të fundit, ku theksoi se paga jo e dinjitetshme, shtesat policore e rrezikshmëria janë disa nga arsyet.

“Të gjithë ata që po japin dorëheqje vullnetare, po e dëmtojnë vet institucionin e sigurisë, për shkak se të gjithë janë profesionist të dëshmuar në punë. Parandalimi i vetëm për dorëheqje është plotësimi i kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës. Për këtë vit nuk kemi një statistikë të saktë, kemi diku rreth 10 pjesëtarë deri më tani, për muajin janar. Unë vetëm sa për kureshtje se pse shumica e zyrtarëve policor japin dorëheqje, unë e kam një dorëheqje që është dorëheqje taman origjinale, deklaratë e policit që e ka dhënë para disa ditëve”, deklaroi ai.

Ai shtoi se kërkesë e tyre mbetet që të krijohet një fond për të gjithë policët që kanë mbetur me aftësi të kufizuara.

“Kemi prej atyre rasteve që mbi 4700 raste të lëndimeve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kemi zyrtarë policorë që kanë mbetur me invaliditet të përhershëm, kanë mbetur në karrocë dhe nuk kanë mundur dhe nuk kemi një fond. Njëra ndër kërkesat që ka rrjedhur pas peticionit është edhe kjo, që të krijohet një fond për të gjithë ata që kanë mbetur me invaliditet të përhershëm. Ata realisht e marrin një pagë prej Policisë, aq ka mundësi buxheti i Policisë për t’i ndihmuar, përndryshe nuk kanë përkujdesje shtetërore”, theksoi ai.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ai u shpreh se mosha mesatare e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është 47 vjeç. Ndërkaq, anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se vet policia është dashur të bëjë presion për implementimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

“Në këtë kuvend është miratuar shumë vite më herët Ligji për Sigurimet Shëndetësore, i cili sot e kësaj dite nuk zbatohet. Presioni i parë i cili është dashur edhe policia edhe gjithë qytetarët të bëjë karshi të gjitha qeverive të deritanishme është që sa më shpejt të zbatohet Ligji për Sigurim Shëndetësor, që i takon gjithë qytetarëve. Kemi fëmijë, kemi të rritur, kemi policë, kemi ushtarë, kemi mjekë, mësues, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Mirëpo, shteti duhet ta rregullojë për gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe është dashur policia të bëjë presion të jashtëzakonshëm që sa më shpejt të krijohet fondi publik dhe të zbatohet ligji. Ky është dashur të bëhet debati publik ndër vite me qenë”, deklaroi ajo.

Më tej, ajo kërkoi nga Sindikata e Policisë së Kosovës që të mos ndikohen nga partitë politike. Për këtë reagoi edhe kryetari Imer Zeqiri, i cili tha se asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Asnjëherë Sindikata e Policisë së Kosovës, po e them me shumë përgjegjësi, asnjëherë nuk ka qenë e ndikuar, as nuk ka krijuar simpati për asnjë subjekt politik në Republikën e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës. Asnjëherë nuk ka marrë direktiva as prej partisë në pushtet e as prej partive opozitare, sepse jemi të vendosur që Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës ta mbajmë a-politike. Sindikata e Policisë së Kosovës është a-politike. Asnjëherë në asnjë kërkesë që e kemi adresuar dhe në asnjë prononcim që e kemi bërë para mediave nuk kemi thënë se Sindikata e Policisë është kundër qeverisë. Çdo herë edhe sot po e them, Sindikata e Policisë së Kosovës, qeverinë e llogarit si partner për dialog”, u shpreh ai.

Kurse anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi kritikoi pushtetin, ku tha se që nga vera nuk janë dëgjuar kërkesat e sindikatës.

“Se sa është pushteti i gatshëm të ju takojë, mendoj që të gjithë ata që ju dëgjojnë por edhe ju e dini. Kanë kaluar plot gjashtë muaj nga dorëzimi i kësaj kërkese edhe tek sot e kanë gjetur kohën me ju taku. Kanë kaluar dy muaj kur ne e kemi caktuar kohën të ju takojmë dhe ka qenë data 3 tetor. Ne ju kemi dëgjuar, ne e dimë çka keni për të thënë. Ne e dimë me çka përballeni ju, sepse e kemi ngritur zërin në kuvend. Ne kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme, pozita nuk ka marrë pjesë për të diskutuar për ju, në këtë komision kemi ardhur, pozita nuk kanë gjetur kohë për të ardhur. Kemi marrë iniciativë për pensionim të parakohshëm, pozita nuk e ka votuar”, kritikoi Musliu-Shoshi.

Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut u tha se shujta ditore e një polici të Kosovës është rreth tetë euro.

Lajmet

UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës

Published

on

By

UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare. Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.

Ky vlerësim i rëndësishëm është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe kreativitetit të studentëve, të cilët përmes projekteve inovative arkitektonike dhe planifikuese kanë dëshmuar ide të avancuara, qasje bashkëkohore dhe zgjidhje kreative për sfidat e mjedisit të ndërtuar.

Projektet e realizuara nga studentët e UBT-së janë vlerësuar për originalitetin, funksionalitetin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, duke e pozicionuar universitetin në mesin e institucioneve më të suksesshme në këtë fushë.

Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe stafi akademik dhe profesional, i cili ka mbështetur vazhdimisht studentët gjatë këtij rrugëtimi, duke i udhëzuar në zhvillimin e projekteve, në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një qasjeje kritike e inovative ndaj arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Renditja në INSPIRELI World Architecture University Ranking dëshmon se UBT po ndërton një mjedis akademik që nxit ekselencën, kreativitetin dhe angazhimin praktik, duke përgatitur arkitektë dhe planifikues të rinj të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në nivel global.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Kushtetuese vendos për ankesën e Listës Serbe

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.

Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.”

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës

Published

on

By

Pasditen e sotme një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, moment kur njësitë policore kanë pranuar informatën dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Continue Reading

Të kërkuara