Lajmet

Zemaj thotë se do të shtohen kapacitetet me oksigjen

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi të premten se ministria që ai drejton po siguron oksigjenin e mjaftueshëm për të gjithë pacientët, andaj s’duhet të shqetësohen.

“Republika e Kosovës, në sistemin shëndetësor, siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët tanë, pa panik dhe pa ndërhyrje, sepse, është detyrim yni. Të gjitha institucionet tona shëndetësore, bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen, duke garantuar jetën e pacientëve tanë, konform ligjeve. Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra”, deklaroi ai./UBTNews

Lajmet

Aksion në Prizren: Arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policie

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar një aksion të koordinuar, i cili ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të të dy institucioneve, ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilit ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë, janë duke vazhduar me veprime të tjera hetimore në terren, me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor, deri në përfundimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Kosova pranohet në Aleancën Evropiane për Arsimin Dual

Published

on

Kosova është pranuar si anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale- Arsimin Dual (European Alliance for Apprenticeships – EAfA), duke u bërë vendi i 43-të që i bashkohet kësaj platforme evropiane prestigjioze.

Për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ky anëtarësim përbën një arritje të madhe dhe është dëshmi e përkushtimit për të fuqizuar arsimin profesional, duke e lidhur atë ngushtë me nevojat reale të tregut të punës.

“Synimet kyçe të Kosovës përmes kësaj platforme përfshijnë: përfshirjen aktive të sektorit privat në zhvillimin e arsimit dual; zgjerimin e arsimit dual në partneritet me bizneset; integrimin e arsimit dual në programet për aftësimin dhe riaftësimin e të rriturve; krijimin dhe funksionimin e Këshillave Sektoriale të Shkathtësive; përmirësimin e qeverisjes së shkollave profesionale. anëtarësimi në EAfA gjithashtu i mundëson Kosovës të ftojë për anëtarësim edhe organizata vendore, si: Odat ekonomike, shoqatat sektoriale, përfaqësues të sektorit privat, partnerë socialë dhe organizata rinore.”.

MAShT thotë se platforma EAfA nxit praktika profesionale cilësore, mobilitet të praktikantëve, bashkëpunim ndërkombëtar, dhe mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe angazhimin e autoriteteve lokale dhe të partnerëve socialë në zhvillimin e arsimit profesional.

Ministria thekson se praktikat profesionale janë çelës për një kalim të suksesshëm nga arsimi në tregun e punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike në kushte reale pune.

“Pas aplikimit tonë zyrtar, kemi punuar intensivisht për të përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen për pranim në këtë aleancë. Sot, Kosova është pjesë e një rrjeti evropian që promovon cilësinë dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional,” thuhet në deklaratën e MAShTI-t.

Continue Reading

Bota

600 zyrtarë izraelitë i kërkojnë Trumpit t’i japë fund luftës në Gaza

Published

on

Një grup prej rreth 600 zyrtarësh izraelitë të sigurisë, që kanë dalë në pension, përfshirë ish-krerë të agjencive të shërbimit sekret, i kanë shkruar presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ushtruar presion mbi Izraelin që të përfundojë menjëherë luftën në Gaza, shkruan BBC.

“Është bindja jonë profesionale se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin”, theksuan zyrtarët.

“Besueshmëria juaj me shumicën dërrmuese të izraelitëve rrit aftësinë tuaj për të drejtuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij në drejtimin e duhur: për t’i dhënë fund luftës, për të kthyer pengjet dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve”, shkruanin ata.

Apeli i tyre vjen në një kohë kur thuhet se Netanyahu po shtyn përpara zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa bisedimet indirekte për armëpushim me Hamasin kanë ngecur.

Mundësia e një përshkallëzimi të ri në Gaza mund të zemërojë më tej aleatët e Izraelit, të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa raportet për palestinezë që vdesin nga uria ose kequshqyerja po tronditin botën.

Grupi kryesor që mbështet familjet e pengjeve dënoi idenë e një ofensive të re ushtarake, duke deklaruar se “Netanyahu po e çon Izraelin dhe pengjet drejt shkatërrimit”.

Ky qëndrim u shpreh në mënyrë të qartë në letrën drejtuar Trump nga ish-shefi i Mossadit, Tamir Pardo, ish-shefi i Shin Bet, Ami Ayalon, ish-kryeministri Ehud Barak dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.

“Në fillim, kjo luftë ishte një luftë e drejtë, një luftë mbrojtëse, por kur arritëm të gjitha objektivat ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni një luftë e drejtë”, thekson Ayalon.

“Ndalo luftën në Gaza! Në emër të CIS, grupit më të madh të Izraelit të ish-gjeneralëve të IDF-së dhe ekuivalentëve nga Mossadi, Shin Bet, ju nxisim të përfundoni luftën në Gaza. Ju e bëtë në Liban. Është koha ta bëjmë edhe në Gaza”, i shkruan ata presidentit të SHBA-së.

Izraeli përballet me një izolim ndërkombëtar në rritje, ndërsa shkatërrimi i përhapur në Gaza dhe vuajtjet e palestinezëve shkaktojnë zemërim.

Sondazhet në të gjithë botën sugjerojnë se opinioni publik është gjithnjë e më negativ ndaj Izraelit, duke ushtruar presion mbi udhëheqësit perëndimorë për të vepruar.

Continue Reading

Aktualitet

Këshilli Prokurorial mban takim të jashtëzakonshëm, shfuqizon dy vendime

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, për të shqyrtuar çështje urgjente në dritën e një vendimi të Gjykatës Supreme.

Pas shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me shfuqizimin e rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka shfuqizuar këto dy vendime:

1.Vendimin për miratimin e rregullores Nr.04/2025, e cila kishte të bënte me ndryshimet dhe plotësimet në funksionimin e KKLKE-së

2. Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.

Continue Reading

Të kërkuara