Lajmet

Në Shqipëri, 18 të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 801 raste pozitive dhe janë shëruar 490 pacientë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Lajmet

Refleksione nga UBT: Rëndësia e Pronësisë Intelektuale në shoqërinë e inovacionit

Ahmet Maloku, dekan i Fakultetit Juridik, shpreh rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në zhvillimin shoqëror dhe inovacionin.

Publikuar

nga

Duke reflektuar mbi temën e rëndësisë së Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, të martën në Parkun Shkencor Innovativ të UBT-së, në Lipjan u bë një forum i diskutimit të thellë dhe reflektimit mbi këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë.

Ahmet Maloku, dekan i Fakultetit Juridik, shpreh rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në zhvillimin shoqëror dhe inovacionin. Ai shpjegoi se në kohën e ndryshimeve të shpejta teknologjike, mbrojtja e pronësisë intelektuale është e rëndësishme për të siguruar që krijuesit dhe inovatorët të kenë mbështetje.

“Pronësia intelektale është themelore për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe innovative. Ajo na jep mundësinë të mbrojmë dhe të shpërblejmë krijmtarinë e inovacionit. Në kohërat e sotme të ndryshimeve të shpejta teknologjike të zhvillimit të informacionit, mbrojtja e pronësisë intelektuale është më e rëndësishme se kurrë. Është detyrë e jona si individ dhe si shoqëri të sigurojmë që krijuesit dhe inovatorët të kenë mbështetje dhe motivim për të krijuar dhe për të ndarë idetë e tyre me botën”, deklaroi Maloku.

Isa Dukaj nga Agjencia për Pronësi Industriale sqaron procesin e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale dhe nevojën për mbrojtjen e tyre. Dukaj përshkroi procesin e regjistrimit si një mjet për të siguruar mbrojtjen e objekteve të tyre nëse ato fillonin të keqpërdoren ose nëse dikush tjetër përpiqej t’i merrte ato si pronë të tyre.

“Të gjitha objektet e pronësisë industriale për përjashtim të drejtës së autorit regjistrohen. Në secilin shtet ekzsiton një institucion që mirret me regjistrimin e tyre dhe pronarët e këtyre objekteve që ti realizojnë të drejtat e tyre patjetër se duhet ti regjistrojne këto objekte. Regjistrimi i tyre nuk është se bëhet për ti kontestuar apo shikuar nëse ato objekte janë apo nuk janë të tyre, mirëpo nëse fillon e keqpërdoret një objekt i tyre ose i merret një patentë, një markë, një dizajn, atëherë ai duhet të dëshmojë dikund kush është pronari i tyre”, deklaroi Isa Dukaj.

Sadie Topojani nga Dogana e Kosovës vë në pah rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të krijuesve, duke u bazuar në legjislacionin e Kosovës, siç është Kushtetuta. Ajo citonte Kushtetutën e Republikës së Kosovës si burim kryesor i mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

“Pse është e rëndësishme krijueshmëria, krijuesit duhet ti mbrohet ajo e drejtë, për cfarë arsyje duhet ti mbrohet ajo e drejtë, që të gjenerojë të hyra, nxit konkurencën, inovacionin. Organet ligj-zbatuese janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave. Burim kryesor i mbrojtjes së këtyre të drejtave në Kosovë është akti më i lartë- Kushtetuta e Republikës së Kosovës.  Neni 46 i Kushtetutës ‘mbron të drejtën e pronës’ dhe Paragrafi 5. thotë se ‘Prona intelektuale mbrohet me ligj’. Neni 48 thotë se ‘liria e krijimtarisë artistike dhe shkencore është e garantuar”, deklaroi Topojani.

Ky diskutim u bë një platformë e rëndësishme për të sensibilizuar publikun dhe aktorët e ndryshëm në shoqëri për rëndësinë e Pronës Intelektuale dhe për nevojën për të forcuar legjislacionin dhe institucionet./UBTNews/

Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nesër varroset Gjyljeta Ukella, u vra nga burri i saj

Për varrimin kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.

Publikuar

nga

Nesër i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi mëngjesin e së martës në Pejë.

Për varrimin kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” Do te na mungosh gjithmone , do te kujtojme me mall Gjyljeta ti shpirt i bardhe”, thuhet në njoftimin e Shpat Ukellës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak kërkon nga Vuçiq progres në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën

Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

Publikuar

nga

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore

Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që të reagojnë sa më parë lidhur me vrasjen e grave në Kosovë. Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë, Haxhiu tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

“Është brengosëse dhe tejet alarmante që e shohin dhunën si mjet të rëndomtë në tejkalimin e problemeve, të cilat tashmë shpesh herë po përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e grave nga burrat e tyre apo nga ish-bashkëshortët. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze, shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave por edhe familjet e tyre por edhe të shoqërisë. Nga viti 1999 që prej atëherë ku me entuziazëm po prisnim ngritin e Kosovës pas çlirimit e deri më sot, Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit. Ajo mes tjerash bëri thirrje që të monitorohet gjuha e urrejtjes që po përdoret në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo është nxitëse që të vazhdojnë krime të tilla.

“Fatkeqësisht është tejet serioze gjuha e urrejtjes që qytetarët i përdorin në rrjetet sociale. Njësoj kishin gjuhë të urrejtjes edhe para katër dite edhe sot kemi paragjykimeve të viktimave. Bej thirrje që sërish mund të kritikohem nga institucionet por bëj thirrje me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhe që po përdoren në rrjetet sociale. Ndaj këtyre fenomeneve nuk mund të jem spektator, andaj me urgjencë duhet të veprojmë”, u shpreh Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara