Lajmet

Zemaj: Papërgjegjësi totale, neglizhencë e paparashikueshme, Kurti-Vitia rrezikuan jetën e qytetarëve

Published

on

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, që të intervenojnë sa më shpejt pas gjendjes së krijuar në Qendrën e vaksinimit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Zemaj në një konferencë për medie lidhur me gjendjen e krijuar nga tollovia te salla “1 Tetori” në Prishtinë ku qytetarë të shumtë prisnin për vaksinim, shtoi se nga papërgjegjësia totale, qeveria Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka rrezikuar qytetarët, duke u bërë shpërndarës e virusit.

“Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve tanë ndërkombëtare të cilët punuan bashkërisht në menaxhimin e situatës pandemike, ShBA-së, vendeve të BE-së OBSH-së në Kosovë dhe UNICEF-it që të intervenojnë dhe të theksojnë që situata duhet të kthehet në kontroll, përndryshe këto pamje dhe këta prindër tanë që sot janë drejtuar drejt vdekjes është tmerruese të shihet në ditët në vijim”.

“Sot nga papërgjegjësia totale edhe nga neglizhenca e paparashikueshme, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka rrezikuar qytetarët e Kosovës, duke u bërë shpërndarës të infeksionit”.

Zemaj ka thënë që vaksinimi nuk është duke shkuar sipas Planit Shtetëror për Imunizim, duke shtuar se duhet hetim për këtë çështje.

“Plani i imunizimit nuk është respektuar, nuk është marrë parasysh. Ka mbetur ashtu siç e kemi lënë në ueb faqen e MSh-së. Sot në të gjitha QKMF-të e Kosovës kanë qenë të përgatitura për marrjen e vaksinave. Vaksinat nuk kanë shkuar. Ka kërkesa që nga ky çakordim total janë drejtuar për në Prishtinë e që nuk është dashur që të ndodhë”.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi tha se pamjet të salla “1 Tetori” janë skandaloze.

“Jemi zgjuar me pamje skandaloze nga salla 1 tetori në Prishtinë jemi dëshmitar dhe po e përcjellim me shqetësim sesi qytetarët po grumbullohen me shpresën që kjo qeveri do të realizoj vaksinimin”.

Ardian Shala nga departamenti i shëndetësisë në këtë parti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një plani konkret për vaksinim, raporton EO.

“Asnjë plan konkret për sigurim të vaksinave e as vaksinim. Si pasojë e kësaj patëm sot këto pamje në sallën ‘1 Tetori’. Qytetarët nuk meritojnë një trajtim të tillë”.

Continue Reading

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara