Lajmet

Hoxhaj: Të jepet përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë Kurti për organizimin e procesit të dhënies së vaksinave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj ka thënë se secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar, i dëshpëruar dhe i zemëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë në sallën “1 Tetori” ku po zhvillohet procesi i vaksinimit.

Sipas Hoxhajt pamjet tregojnë më së miri mjerimin politik të qeverisë Kurti – një qeveri pa plan, pa prioritete dhe pa përgjegjësi dhe janë pasqyrim i sjelljes arbitrare të një kryeministri autoritar i cili do të duhej ta prezantonte programin qeverisës para disa javësh.

“Por edhe programi që është prezantuar nuk ka asnjë zotim konkret, asnjë afat të zbatimit, as një masë të matshme si do ti ndryshoj gjërat por ka një gjuhë përshkruese sikurse të ishte një punim i thjeshtë seminarik. Ai nuk pasqyron fare premtimet e VV-së me të cilat i fitoi zgjedhjet, por as nevojat e sotshme të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”.

“Kur lexohet ky program 4 vjeçar i Qeverisë Kurti, përshtypjen e parë që e fiton secili është se vendi nuk përballet me pandemi. Sepse vendi ka tri probleme të mëdha sot për shkak të pandemisë, sikurse vaksinimin e popullatës, pasojat e ekonomisë në pandemi dhe menaxhimin e arsimit – me të cilat programi qeverisës nuk merret fare”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka theksuar se përfundimisht kjo qeveri e ky kryeministër po dezerton nga puna dhe përgjegjësitë e tij ende pa filluar.

“Pas 50 ditësh të kësaj qeverie dhe programit të prezantuar, të gjitha gradualisht po binden se kryeministri Kurti nuk di dhe nuk mundet të qeverisë. Ky do të jetë një mandat i humbur, me zhgënjime të mëdha dhe krejt e drejt në dështim.”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e përbashkët: PDK dhe AAK nesër në Kuvend

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë konferencës, Arian Tahiri bëri të ditur se Aleanca i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së dhe shprehu shpresën se njësoj do të veprojnë edhe subjektet e tjera politike.

Ai i bëri ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se po e pengojnë konstituimin e Kuvendit përmes mosftimit të seancës, e cila sipas tij është obligim ligjor e kushtetues që të thirret çdo 48 orë. Deputeti i PDK-së konfirmoi se partia e tij do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit të premten nga ora 11:00, duke pritur që aty t’i bashkohen edhe tjerët.

Nga ana e tij, Besnik Tahiri i Aleancës konfirmoi gjithashtu praninë e subjektit të tij në Kuvend në të njëjtin orar. Ai bëri me dije se në koordinim me partitë e tjera opozitare i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit Avni Dehari për një takim koordinues, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Përfaqësuesi i AAK-së nënvizoi se po dëshmohet një fillim i shpërbërjes së institucioneve, prandaj do të ndjekin të gjitha rrugët institucionale përpara se të ndërmarrin hapa të tjerë politikë në shërbim të kthimit të rendit kushtetues./E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mijëra euro te i dyshuari për spiunazh në Dragash

Published

on

By

Shtetasi i Kosovës, Fehim Sali, i cili u arrestua të enjten në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: 39,500 euro para të gatshme; 500 dinarë para të gatshme; 4 telefona celularë; Dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale njoftoi se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë konfirmuan se mbeten të angazhuara plotësisht për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me zbardhjen e këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të mbajtur më 13 gusht 2026.

Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për DokuFestin konsiderohet investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, pasi festivali çdo vit sjell në Prizren artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se DokuFesti krijon mundësi për prezantimin e kulturës, krijimtarisë dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Qeveria vlerëson se festivali, përmes shtrirjes dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, kontribuon edhe në promovimin e Kosovës si vend me skenë të zhvilluar kulturore, potencial turistik dhe kreativ, si dhe në diplomacinë publike e kulturore të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Të kërkuara