Lajmet

Zemaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për ta siguruar vaksinën antiCOVID

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës antiCOVID.

Kështu deklaroi ai pas takimit me shefin e zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, me të cilin u dakoarduan të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave antiCOVID.

“Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes. Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti covid. Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me planë të përbashkët…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, December 17, 2020

Aktualitet

Avokati i Thaçit: Dëshmitë e Albright, Holbrooke e Dole do të përdoren në mbrojtje

Published

on

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka njoftuar se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë,” tha Prosper.

Sipas tij informacioni shfajësues merr peshë të madhe, po aq sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues.

“Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, shtoi Prosper.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Prizren për korrupsion

Published

on

Një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kosovë është arrestuar në Prizren nën dyshime për korrupsion, për arsye që i njëjti në bazë të hetimeve të Prokurorisë thuhet të ketë pranuar para nga qytetar me premtime se do t’u ndërmjetësojë rregullimin e dokumenteve për marrje me qira të pronave të Agjencisë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prizren, 19 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) – Njësiti në Prizren, më datë 18.08.2025 ka arrestuar të pandehurin I.O., zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ky arrestim është rezultat i masave të veçanta hetimore, të cilat Prokuroria Themelore në Prizren i ka aplikuar për një periudhë të caktuar kohore, duke siguruar prova të fuqishme dhe dëshmi të pakontestueshme. Nga hetimet dhe provat e grumbulluara është zbuluar se i dyshuari, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit personal, duke pranuar para nga qytetarë të ndryshëm dhe duke u premtuar ndërmjetësimin për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për marrjen me qira të pronave nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Aktualisht, i dyshuari ndodhet në ndalim 48 orësh, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se ky rast është shembull i qartë i efektivitetit të masave të veçanta hetimore dhe i vendosmërisë sonë në goditjen e korrupsionit.

Prokuroria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të çdo individi që abuzon me funksionin publik dhe bie ndesh me ligjin.

Continue Reading

Aktualitet

Presidenca kërkon konstituimin e menjëhershëm të institucioneve

Published

on

Presidenca e Kosovës e ka cilësuar si “urgjencë shtetërore” krijimin e institucioneve pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar konstituimin e menjëhershëm të këtyre institucioneve.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”. Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.”, thuhet nga presidenca.

Gjithashtu u  tha se ky institucion apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Kuvendi ka njoftuar se nesër, e mërkurë në ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Continue Reading

Aktualitet

Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Goran Rakiqit

Published

on

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të lëshojë urdhër-arrest ndaj Goran Rakiqit, ish-kryetar i Listës Serbe. Arsyeja ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit, gjatë vitit 2022, kur Rakiqi ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në kuadër të zhvillimit të hetimeve për këtë rast, PSRK thotë se i ka ndërmarrë dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e të pandehurve në këtë rast penal.

Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së, tha se tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurve Zllatan Ellek (kryetar aktual i Listës Serbe), Igor Simiq dhe Sllavko Simiq.

Ndërsa, sa i përket intervistimit të Goran Rakiqit, Luta tha se “i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim”.

“Andaj, me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij”, tha Luta .

Hetimet që është duke i zhvilluar PSRK kanë të bëjnë me rastin e barrikadave në vitin 2022, për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, ndërsa kjo Prokurori ka kërkuar urdhër-arrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.

Zllatan Ellek, Igor Simiq dhe Sllavko Simiq janë deputetë aktualë të Kuvendit të Kosovës, kurse Goran Rakiq është deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e SNS-së.

Continue Reading

Të kërkuara