Lajmet

Thesari jep sqarime rreth çështjes së ekzekutimit të pakove për mbështetjen e bizneseve nga disa komuna

Published

on

Marrë parasysh se disa komuna të Republikës së Kosovës janë duke ofruar pako mbështetëse për bizneset e goditura nga pandemia, Thesari i shtetit dëshiron të jep disa sqarime dhe udhëzime lidhur me kompetencat, proceduarat dhe mënyrën e ekzekutimit të këtyre pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK). Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj.

“Për këtë proces dhe që t’ju ofrojmë mbështetjen e duhur, ne kemi lëshuar një qarkore (datë 09.12.2020) për të gjitha komunat, me udhëzimet e duhura ligjore dhe operacionale, ndërsa i kemi kthyer një përgjigje me shkrim Komunës së Prishtinës (me datën 10.12.2020), lidhur me aspektet procedurale të zbatimit të pakos për përfitues për biznese, bazuar në kërkesën e saj për sqarime rreth këtyre proceseve. Ju njoftojmë se disa komuna, veçse janë në përmbyllje të procesit të ekzekutimit të pakove për bizneset lokale, në përputhje me udhëzimet tona andaj një proces i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera”, thuhet në njoftim. 

Thesari sqaron se sipas legjislacionit në fuqi, ekzekutimi i buxhetit realizohet nga vet organizata buxhetore, përkatësisht komuna, përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në të cilin kanë qasje të autorizuar edhe zyrtarët financiarë të komunave. Thesari qartëson se komunat nuk kanë pengesa që të realizojnë zbatimin e pakos, ndërsa sipas nevojës do të kenë një afat shtesë për zotimin e mjeteve si dhe për kryerjen e të gjitha proceseve të shpenzimit të buxhetit për realizimin e këtyre subvencioneve. Gjithashtu komunat do të vazhdojnë të asistohen në baza ditore në pika të caktuara të procesit (hapja e përfituesve në sistem), duke përshirë edhe realizmin e pagesave për përfituesit në llogaritë e tyre, sipas procesit të rregullt të ekzekutimit të buxhetit.

“Thesari bën me dije se zbatimi i këtyre pakove është në dorën e autoriteteve komunale (siç kanë bërë disa komuna tashmë), dhe kësisoj mbetet në përgjegjësinë e organizatave buxhetore që të kryejnë procedurat e rregullta të ekzekutimit të buxhetit, duke mbajtur përgjegjësinë për zbatimin e proceseve të brendshme të kontrollit. Pretendimet që vonesat në realizim të barten tek Thesari, janë të pabazuara dhe të pa sinqerta”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara