Aktualitet

Zemaj i kundërpërgjigjet Vitisë: T’i kam dorëzuar gjitha dosjet për procesin e vaksinave

Published

on

Ish ministri i shëndetësisë Armend Zemaj i cili është edhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi i është kundërpërgjigjur ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia në akuzën e tij se Zemaj nuk ka ofruar dosje dhe informacione për procesin e vaksinimit.

“ Të gjitha dosjet për vaksinat përfshirë procesin e negociatave dhe kërkesat në institucionet i’u kam dorëzua në pranim të detyrës dhe unë nuk kam pranuar asnjë dokumentacionin në planin qeverisës çka keni bërë me ato dosje përgjigjen mund ta gjeni tek stafi juaj unë kam qenë në Prishtinë. Po ashtu edhe stafi im është dashur vetëm një usb nëse keni dëshiruar informacione këtë të pavërtetë nuk e di pse e thoni ndoshta e thoni për të mbuluar neglizhencën. Çdo informatë e kam përcjellur tek ju. Këtë të pavërteta të mos e thuani pa asnjë arsye se kërkoni ato dokumente dhe të gjitha ua kam ofruar me shumë dashamirësi” tha ai.

Zemaj ka komentuar edhe kritikat e ministrit Vitia për mungesën e buxhetit.

“Nuk kam folur as në të kaluarën për buxhetin mangësi buxhetore kane qenë gjithmonë nuk janë të reja janë adresuar me seriozitet sipas nevojave keni fituar më datën 14 shkurt dhe mandatin e keni marr në mars si qeveri dhe ministër nëse ka mangësi mund ti adresoni dhe ka mbetur edhe si pjesë e dinamikës në rishikim të buxhetit, pjesa e parë buxhetore i plotëson të gjitha kapacitet për furnizim me barna. Mungesa e insulinës është evidente”, tha ai.

Për specializantët e punësuar në kohën e tij, Zemaj tha se “ procesi i specializimit në mungesë të pesë viteve është ndër proceset më të suksesshme që i ka bërë MSh-JA, jo Armend Zemaj. Çdo vit nga oda e mjekëve janë çregjistruar 150 mjekët të rinj qe e kanë lëshuar Kosovën me marrjen e mandatit kam kërkuar jo që kam insistuar kanë pjesë orograme gjithçka që ka qenë e evidentuar ka qenë në bazë të planit strategjik të planeve zhvillimore të te gjitha institucioneve që dërgojnë kërkesa. Për t’iu demantuar juve se është e mbingarkuar nuk e di kah i merrni këto informacione apo tendencioze”, tha ai./UBTNews

Vendi

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Vendi

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshohet se Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar mbrëmë: Cilat janë rreziqet dhe efektet e tij shëndetësore?

Published

on

By

Gjatë përplasjeve të mbrëmshme mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës para Kuvendit, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, janë ngritur dyshime mbi specifikat e mjeteve të përdorura. Nga pamjet e siguruara në terren, një nga gëzhojat e gazit lotsjellës të përdorur (e llojit CS POWDER) mban datën e prodhimit qershor 2018 (Mfg Date: 06/2018), çka ngre dyshime se afati i përdorimit të tij ka skaduar prej kohësh.

Sipas raporteve ndërkombëtare mbi pajisjet për kontrollin e turmave nga organizata si Physicians for Human Rights dhe studimeve mjekësore mbi ekspertizën e mjeteve kimike, përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar përbën një rrezik shtesë për shëndetin publik, pasi përbërësit kimikë mund të dekompozohen dhe të shkaktojnë reaksione anormale.

Ndër efektet kryesore të dëmshme të dokumentuara nga gazi i skaduar numërohen:

  • Tolerancë e zvogëluar kimike dhe reaksione më të ashpra: Komponimet e dekompozuara kimike mund të bëhen më toksike ose më irrituese se gazi me afat të rregullt.
  • Dëmtime më të rënda në rrugët e frymëmarrjes: Mund të shkaktojë spazma më të forta bronkiale, djegie intense të fytit e mushkërive dhe vështirësi më të gjata në frymëmarrje.
  • Irritim dhe djegie të theksuar të lëkurës e syve: Në vend të efektit të përkohshëm, gazi i skaduar mund të shkaktojë djegie kimike të lëkurës, skuqje të zgjatur ose dëmtime më serioze në indet e syve.
  • Rrezik për shpërthim ose ndezje anormale: Me kalimin e afatit, mekanizmi i ndezjes dhe lënda djegëse në gëzhojë mund të mos funksionojnë siç duhet, duke rritur rrezikun e djegieve fizike apo lëndimeve nga fragmentet. /E.A/

Foto: Dardan Shala

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara