Botë

Zelenskyy: Ukraina “nuk do të luajë” me narrativat mbi atë se gjoja nuk dëshiron t’i japë fund luftës

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se vendi i tij “nuk do të luajë” me narrativat mbi atë se Kievi gjoja nuk dëshiron t’i japë fund luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

E kam theksuar vazhdimisht se askush nga ne nuk i beson rusët. Ne e kemi kaluar këtë, por ne nuk do të luajmë me narrativat se nuk duam që lufta të përfundojë“, tha Zelenskyy për mediat ukrainase.

Lidhur me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor me Rusinë nëse Moska gjithashtu i përmbahet atij, Zelenskyy tha se është e rëndësishme për të që partnerët e Kievit në NATO të shohin se ai është serioz për përfundimin e luftës.

Prandaj, reagimi im ishte se ne jemi gati për formatin e heshtjes për 30 ditë në atë format që na ofroi pala amerikane“, shtoi ai. Zelenskyy tha se është shumë herët të flitet për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë nëse ajo shkel armëpushimin, duke shtuar se gjërat do të varen nga SHBA-ja përmes dialogut me Moskën.

Nëse rusët demonstrojnë se janë të gatshëm për ofertën e SHBA-së, atëherë mendoj se do të ketë zgjidhje të përshtatshme dhe nëse nuk janë gati, ne vërtet shpresojmë që pala amerikane të tregojë saktësisht atë që tha“, tha ai.

Presidenti ukrainas tha se tema e garancive të sigurisë për Ukrainën u diskutua midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite dhe se gjithçka në deklaratën e përbashkët të lëshuar pas negociatave ai e konsideroi si “sinjal pozitiv”.

Ai shtoi se për garancitë e sigurisë do të bisedohet më në detaje nëse zbatohet një armëpushim.

Botë

​Von der Leyen reagon pasi Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim në Gazë

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur njoftimin për një marrëveshje që siguron armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë, bazuar në propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Përgëzoj përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi. Jam gjithashtu i inkurajuar nga mbështetja e Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez”, shkroi ajo në X.

Ajo tha se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo.

Shefja e BE-së tha se “mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet”.

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Marrëveshja për armëpushim, Kallas: Shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evorpian, Kaja Kallas tha se marrëveshja për fazën e parë të planit të paqes në Gazë shënon një përparim të rëndësishëm.

Kjo është një arritje e madhe diplomatike dhe një shans i vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese dhe për të liruar të gjithë pengjet”, shkroi ajo në X.

Kallas tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çmos për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes.

Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje – sipas planit të Trumpit për paqe – për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Kjo marrëveshje vjen pas dy vjet luftime në Gazë.

Njoftimin për një marrëveshje armëpushim dhe lirim të pengjeve e ka përshëndetur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ka thënë se tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.

Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gazë. Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi gati të ndihmojmë me rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shtoi ajo./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani përshëndet marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit.

Osmani tha se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për dyja vendet.

“Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm” u shpreh Osmani.

Postimi i plotë:

“TË BEKUAR JANË PAQËBËRËSIT”

Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që është vonuar shumë. Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe angazhim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm. Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në bërjen e mundur të këtij përparimi./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Macron do të emërojë kryeministrin e ri francez brenda 48 orësh

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orësh, tha Pallati Elysee, duke i larguar spekulimet se zgjedhjet e reja mund të jenë të afërta.

Më herët, kryeministri në largim Sebastien Lecornu tha se mundësia e shpërbërjes së parlamentit po fillonte të zbehej pas bisedimeve me partitë politike gjatë dy ditëve të fundit, shkruan BBC.

“Ekziston një shumicë në parlament dhe kjo është shumica që është e prirur të shmangë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Të hënën, Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron u bë kryeministri i tretë francez që la punën e tij në më pak se një vit, i shtyrë nga një parlament i varur thellësisht i ndarë sipas vijave ideologjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara