Aktualitet

Zelensky: Universiteti i Kharkivit u shkatërrua në sulmin raketor rus

Zelensky tha se armët e dërguara ga partnerët perëndimorë të Kievit po funksiononin shumë fuqishëm.

Published

on

Universiteti Pedagogjik në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, u shkatërrua në një sulm raketor rus të mërkurën, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërtesa kryesore, sallat e leksioneve, muzeu universitar dhe biblioteka shkencore u goditën, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes me video.

Kjo e karakterizon pushtimin rus me 100% saktësi. Kur bëhet fjalë për përkufizimin e barbarizmit, kjo goditje i përshtatet më së shumti faturimit“, tha ai.

Ai gjithashtu tha se armët e dërguara nga partnerët perëndimorë të Kievit po funksiononin shumë fuqishëm dhe vlerësoi saktësinë e tyre.

Ushtria ukrainase po përdor artilerinë për të shkatërruar depot dhe objektiva të tjerë që janë të rëndësishëm logjistikisht për Rusinë, tha ai.

Dhe kjo zvogëlon ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse. Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia për furnizimin e tyre“, përfundoi Zelensky. /UBTNews/

Vendi

Lidershipi në epokën e Inteligjencës Artificiale: Nis punimet Konferenca Ndërkombëtare në UBT

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të “Global UBT Fest 2026”, sot më 3 korrik 2026 ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare e Lidershipit. Këtë vit, konferenca i kushtohet tërësisht temës mjaft aktuale “Qeverisja e Inovacionit: Lidershipi në Epokën e Inteligjencës Artificiale”, duke trajtuar nevojën që zhvillimet e hovshme teknologjike të udhëhiqen me vizion, përgjegjësi dhe integritet. Ngjarja po zhvillohet në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan nga ora 09:00 deri në 15:00.

Konferenca ka bërë bashkë emra të njohur të institucioneve shtetërore, industrisë dhe botës akademike. Në panelet e diskutimit marrin pjesë Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Dr. Ahmet Ismaili.

Pjesë e diskutimeve profesionale janë edhe ligjërues e dekanë të fushave të ndryshme si Faton Limani e Gerta Uruçi-Limani nga Universiteti i Harvardit, Prof. Agron Hamiti (Drejtor i Departamentit të TI-së në ATK), Prof. Dr. Blerton Abazi, Prof. Florin Aliu, Ma. Meli Limani (Universiteti i Ontariot Perëndimor), Prof. Dr. Muhamet Gërvalla, Prof. Asoc. Dr. Besnik Qehaja dhe Elinda Krasniqi.

Synimi kryesor i këtij takimi është sjellja e ideve të reja dhe rekomandimeve konkrete për mënyrën se si duhet të qeveriset inovacioni, duke forcuar urat e bashkëpunimit ndërmjet universitetit, institucioneve dhe industrisë në vend. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Hapet “Global UBT Fest 2026”: Nis festivali më i madh i dijes në rajon me mbi 3,000 pjesëmarrës

Published

on

By

Ka nisur zyrtarisht edicioni i 15-të i festivalit ndërkombëtar “Global UBT Fest 2026”, i cili konsiderohet si ngjarja më e madhe e dijes në rajon. Përgjatë tërë muajit korrik, ky festival do të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse ku bashkohen arsimi, shkenca, inovacioni dhe zhvillimi profesional, me synim ndërtimin e zgjidhjeve për sfidat e së ardhmes.

Në këtë edicion jubilar, festivali ka konkretizuar vizionin e nisur pesëmbëdhjetë vjet më parë për ta shndërruar Kosovën në një qendër ndërkombëtare të bashkëpunimit akademik. Ngjarja pritet të bëjë bashkë mbi 3,000 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Pjesë e debateve dhe ligjëratave do të jenë më shumë se 300 folës, profesorë, studiues dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre me të pranishmit.

Gjatë ditëve në vijim, në kuadër të festivalit do të organizohen mbi 50 shkolla verore. Këto programe do të mbulojnë fusha të shumta dhe të ndryshme si inteligjenca artificiale, shkencat kompjuterike, inxhinieria, siguria kibernetike, mjekësia, stomatologjia, farmacia, arkitektura, energjia, media dhe komunikimi, ekonomia, biznesi, drejtësia, psikologjia, arti, dizajni, muzika, politika publike, sporti, bujqësia dhe shkencat e ushqimit. Përveç shkollave verore, agjenda do të pasurohet me konferenca shkencore, forume ndërkombëtare, gara inovacioni, hackathone, ekspozita e prezantime të startup-eve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Raporti i Policisë: Detajet e reja për të shtënat me armë në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me incidentin me armë zjarri që ndodhi mesditën e së enjtes në Podujevë, ku pas një përleshjeje mbetën të plagosur katër persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe është cilësuar zyrtarisht nga autoritetet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Në këtë incident kanë mbetur të plagosur tre nga personat e përfshirë në konflikt, të cilët po trajtohen si të dyshuar, si dhe një kalimtar i rastit i cili u gjend aty pranë, ku që të gjithë kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të rastit, njësitë policore kanë kryer bastisje edhe në pronat e të dyshuarve.

Gjatë këtyre kontrolleve, policia arriti të gjejë dhe të sekuestrojë edhe dy armë të shkurtra me 82 fishekë, një armë gjuetie me 49 fishekë, si dhe katër karikatorë që mbanin në total 85 fishekë të tjerë.

Ky rast tashmë po i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me organet e drejtësisë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet qumështorja “Vita” pas inspektimit të AUV-së

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në qumështoren “Vita”, gjatë të cilit janë marrë mostra të qumështit UHT, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike, si dhe është verifikuar dokumentacioni, objekti dhe linjat e prodhimit.

Sipas AUV-së, gjatë kontrollit janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi. Agjencia bëri të ditur se subjekti ushtron veprimtari për përpunimin e qumështit në bazë të autorizimit përkatës, por në objekt janë instaluar edhe linja për prodhimin e produkteve me bazë qumështi, qumësht pluhur, vaj palme dhe lëndë të tjera ndihmëse, për të cilat nuk posedon autorizimin e nevojshëm.

Megjithatë, AUV theksoi se në këtë fazë nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e subjektit, duke sqaruar se inspektimi ka konsistuar vetëm në verifikim dhe marrje mostrash, ndërsa veprimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet laboratorike.

Pas inspektimit, qumështorja “Vita” njoftoi se do ta ndërpresë punën për shtatë ditë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Artan Spahia, deklaroi para mediave se fabrika nuk do të punojë deri në daljen e rezultateve dhe vendimit përfundimtar nga autoritetet.

“Sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës. Vendimi është që të mbyllet deri sa ata të dalin me një vendim me rezultatet. Ne i kemi kontrollet e analizat të gjitha. Fermerë ju kërkojmë falje, por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll juve e po ju falimenton. Shpresoj që të kthehemi pas shtatë dite. Nga sot, qumështorja ‘VITA’ nuk punon dhe nuk pranon qumësht”, tha Spahia.

Më pas, në një adresim para punëtorëve, ai kritikoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, duke pretenduar se veprimet e tij favorizojnë importin e qumështit.

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i ‘Vitës’. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë dhe nuk kemi me u dorëzu”, u shpreh ai.

Spahia u premtoi gjithashtu punëtorëve se kompania do të vazhdojë aktivitetin në sektorë të tjerë dhe se pagat e tyre do të ekzekutohen pavarësisht pezullimit të përkohshëm të prodhimit.

Gjatë ditës, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, njoftoi se 25 inspektorë ishin dërguar për një kontroll të paparalajmëruar në qumështoren “Vita”, ndërsa AUV ka bërë të ditur se procedurat administrative dhe çdo masë e mundshme do të varen nga rezultatet e analizave laboratorike.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara