Lajmet

Zelensky: Ukraina është gati të bashkohet me NATO-n

Dhjetra liderë nga e gjithë Evropa janë mbledhur për këtë samit.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të enjten se vendi i tij është gati për t’u bashkuar me NATO-n. Kështu deklaroi ai në Moldavi në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Dhjetra liderë nga e gjithë Evropa janë mbledhur për këtë samit, ku do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe fushat e bashkëpunimit në të gjithë kontinentin.

“Ukraina është gati të jetë në NATO”, tha Zelensky, duke qëndruar përkrah presidentes moldave, Maia Sandu. “Ne jemi duke pritur [për] kur NATO do të jetë gati. Dhe unë mendoj se garancitë e sigurisë janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, për fqinjët tanë, për Moldavinë – për shkak të Rusisë dhe agresionit të tyre në Ukrainë dhe agresionit të mundshëm për pjesën e tyre të Evropës”./UBTNews/

Lajmet

Dështimi për KiE, Grenell: Kurti po e pengon Kosovën, miqtë e mi kosovarë meritojnë më mirë

Publikuar

nga

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mospërmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit.

Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë.

“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj

Publikuar

nga

Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në fuqi më 26 maj, ka njoftuar sot Dogana e Kosovës.

Aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohet kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme.

Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është çështje kohe, dhe se në rrugën drejt anëtarësimit në KiE ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

“Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike. I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, tha ajo./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Politikani serb padit vendin e tij për krimet e kryera në Kosovë

Publikuar

nga

Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë. Këtë nismë Bogdanoviç e ka bërë të ditur në platformën “X”, të enjten.

Ai tha se zyrtarisht ka paraqitur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë – veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Për këtë ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbështes në këtë drejtim, po ashtu edhe popullin e Kosovës.

Bogdanoviç, më parë kishte reaguar edhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç si dhe së fundi për rastin “Banjska”.

Për mbështetjen ndaj Kosovës, ai thotë se vitin e kalur është intervistur edhe nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA). Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë. Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara