Lajmet

Zelensky thotë se sanksionet e BE-së duhet t’ia pamundësojnë Rusisë të rindërtojë aftësitë ushtarake

Kështu deklaroi ai në një konferencë për media.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të premten se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë duhet t’ia pamundësojnë asaj të rindërtojë aftësitë ushtarake.

“Ne jemi shumë të interesuar të sigurohemi që Rusia të dështojë gjatë prodhimit ushtarak. Sanksionet po e ngadalësojnë këtë proces. Ne e dimë saktësisht se sa raketa u ndërtuan atje para pushtimit në shkallë të plotë dhe çfarë po ndodh tani si rezultat i sanksioneve nga BE, SHBA, Britania dhe partnerët e tjerë. Prandaj, për ne është shumë e rëndësishme të sigurohemi që ata të mos kenë aftësinë për të anashkaluar sanksionet pasi ata shpesh ia dalin me ndihmën e disa vendeve të tjera”, tha Zelensky në një konferencë për media.

Zelensky foli së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilët udhëtuan për në Kiev për samitin BE-Ukrainë./UBTNews/

Lajmet

Tri ditë zie në Liban për presidentin dhe ministrin iranian

Publikuar

nga

Libani shpalli të hënën tri ditë zie kombëtare për presidentin dhe ministrin e jashtëm iranian, të cilët u vdiqën si pasojë e përplasjes së helikopteri gjatë natës pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Grupi i armatosur i Libanit Hezbollah gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për dyshen.

“Libani ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi”, tha ministri i Jashtëm libanez Najib Mikati.

Hezbollahu me bazë në Liban, një nga forcat paraushtarake më të forta në Lindjen e Mesme konsiderohet padyshim partneri më i fuqishëm joshtetëror i Iranit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi vdiq në një aksident me helikopter në provincën e Azerbajxhanit Lindor të vendit, së bashku me Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi televizioni shtetëror iranian Press TV. Helikopteri u rrëzua të dielën në mjegull të dendur dhe ekipet e kërkimit luftuan për orë të tëra në terren malor dhe mot të keq. Vdekjet e disa prej liderëve më të lartë të vendit vijnë në një kohë trazirash në rajonin e gjerë, pasi lufta në Gaza ka përshkallëzuar tensionet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministrja e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje takohet me Osmanin

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Nga ky takim, gazetarët janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kush ishte Ebrahim Raisi?

Publikuar

nga

Ebrahim Raisi, ish-presidenti i Iranit, vdekja e të cilit u konfirmua vetëm pak orë pas përplasjes së një heikopteri, ishte një klerik i linjës së ashpër, i afërt me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

63-vjeçari erdhi në pushtet pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet ku u përjashtuan shumë kandidatë të shquar të moderuar dhe reformistë dhe shumica e votuesve qëndruan larg.

Raisi u lind në vitin 1960 në Mashhad, qyteti i dytë më i madh i Iranit. Si student ai mori pjesë në protesta kundër Shahut të mbështetur nga Perëndimi, i cili përfundimisht u rrëzua në vitin 1979 në një Revolucioni Islamik të udhëhequr nga Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Pas revolucionit, ai iu bashkua gjyqësorit dhe shërbeu si prokuror në disa qytete ndërsa trajnohej nga Ayatollah Khamenei, i cili u bë president i Iranit në vitin 1981.

Qeverisja e Raisit u përshkua me protesta antiqeveritare, të cilat u shpërndanë në vende të ndryshme përreth Iranit në vitin 2022. Ai gjithashtu u përball me thirrje të vazhdueshme nga shumë iranianë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut për një hetim mbi dyshimet për rolin e tij në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitet 1980./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Ndaloni së kërcënuari Tajvanin”, i thotë Kinës presidenti i ri William Lai

Publikuar

nga

Presidenti i sapo inauguruar i Tajvanit, William Lai, ka bërë thirrje Kinës që të ndalojë së kërcënuari ishullin dhe të pranojë ekzistencën e demokracisë së tij. Ai i kërkoi Pekinit të zëvendësojë konfrontimin me dialogun, duke theksuar se Tajvani nuk do të tërhiqej kurrë përballë frikësimit nga Kina, e cila ka pretenduar prej kohësh ishullin si të vetin. Inkursionet ushtarake nga Kina rreth ujrave dhe hapësirës ajrore të Tajvanit janë bërë një çështje rutinë në vitet e fundit, duke shkaktuar frikë nga konflikti.

Presidenti Lai, i cili fitoi një garë presidenciale trepalëshe në janar, ka premtuar të vazhdojë politikën e forcimit të mbrojtjes së Tajvanit, duke marrë në konsideratë suksesin e politikës së përparuar të Tsai Ing-wen. Shtoi se do të dëshironte të shihte një rihapje të shkëmbimeve nëpër ngushticat e Tajvanit, duke përfshirë grupe turistike kineze që vijnë në Tajvan, por nuk duhet të ketë asnjë iluzion për kërcënimin nga Kina. Kështu, ai u shpreh se Tajvani duhet të forcojë më tej mbrojtjen e tij.

Ndërsa Presidenti Lai përsëriti se nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar status quo-në, ai gjithashtu kërkoi të mbajë një komunikim të mirë me Kinën. Tensionet midis Kinës dhe Tajvanit kanë qenë të lartë për vite të tëra, dhe mungesa e komunikimit zyrtar ka bërë situatën edhe më delikate. Çështja e marrëdhënieve me Kinën pritet të jetë një nga sfidat kryesore për Presidentin Lai, duke pasur parasysh tensionet aktuale dhe nevojën për dialog në vend të konfrontimit.

Ndërkohë, miqtë dhe aleatët e Tajvanit po vëzhgojnë me kujdes zhvillimet e reja, duke qenë të shqetësuar për të ardhmen e stabilitetit në rajon. Sfidat për Presidentin Lai janë të shumta, dhe mënyra se si ai do të trajtojë marrëdhëniet me Kinën do të jetë një nga pikat kyçe që do të përcaktojnë presidencën e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara