Lajmet

Zelensky thotë se Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës evropiane, kërkon anëtarësimin në BE

Ai poashtu tha Rusia dëshiron ta kthejë Evropën në ksenofobinë e viteve 1930 dhe 1940.

Publikuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua sot Parlamentit Evropian në Bruksel, raporton UBT News.

Ai tha se Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetesës ukrainase dhe evropiane, poashtu shtoi se Rusia dëshiron ta kthejë Evropën në ksenofobinë e viteve 1930 dhe 1940.

Zelensky bëri thirrje të përzemërt që vendi i tij të bëhet pjesë e BE-së.

“Kjo është Evropa jonë, këto janë rregullat tona, kjo është mënyra jonë e jetesës. Dhe për Ukrainën, është një rrugë për në shtëpi, një rrugë për në shtëpinë e saj”, tha Zelensky, duke iu referuar qëllimit të Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Unë jam këtu për të mbrojtur rrugën e njerëzve tanë në shtëpi”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas nënvizoi se Ukraina ndan vlera me Evropën dhe jo me Rusinë, e cila tha se po përpiqet ta kthejë Ukrainën pas në kohë.

Ishte një mesazh emocional i krijuar për t’u përpjekur të lidhej me parlamentarët e BE-së./UBTNews/

Lajmet

Edhe qeveria sllovene do të shqyrtojë propozimin për të njohur shtetin palestinez

Publikuar

nga

Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.

Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Publikuar

nga

Agjencia e lajmeve AFP raporton se edhe qeveritë e Norvegjisë dhe Irlandës kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

“Norvegjia ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, tha ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, kur vendimi hyri në fuqi.

Ndërkaq nga Qeveria e Irlandës thanë se do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara