Lajmet

Zelensky thotë se lufta është “në pikë kthese”

Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po grumbullohen në përgatitjen e një sulmi të ri.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria e tij po përgatitet për luftime të mëtejshme në lindje dhe i quajti “fraza të bukura” premtimet ruse për të zvogëluar aktivitetin ushtarak.

Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po grumbullohen në përgatitjen e një sulmi të ri në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë.

Rusia tha se do të kufizonte operacionet pranë kryeqytetit, Kiev, dhe qytetit verior të Çernihivit “për të rritur besimin e ndërsjellë” për bisedimet e paqes, pasi të dyja palët u takuan ballë për ballë në Stamboll më 29 mars.

Bisedimet pritet të rifillojnë sot përmes video-lidhjes, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.

“Ne nuk i besojmë askujt, asnjë fraze të bukur”, tha Zelensky në një fjalim me video më 30 mars, duke shtuar se ai beson se trupat ruse po rigrupohen për të goditur rajonin lindor të Donbasit.

“Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe, ne do të luftojmë për çdo metër të tokës sonë, për çdo person”, tha Zelensky, duke përsëritur thirrjen e tij për ndihmë ushtarake perëndimore.

“Nëse me të vërtetë po luftojmë për lirinë dhe mbrojtjen e demokracisë, atëherë kemi të drejtë të kërkojmë ndihmë në këtë pikë kthese të vështirë. Tanke, avionë, sisteme artilerie. Liria nuk duhet të armatoset më keq se tirania”, tha Zelensky.

Zelensky dhe presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një telefonate një orëshe, diskutuan mbështetjen specifike mbrojtëse, një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe ndihmën financiare dhe humanitare.

Thirrja më 30 mars erdhi pasi forcat ruse vazhduan bombardimet pranë Kievit dhe qytetit verior Çernihiv, një ditë pasi premtuan të reduktojnë operacionet.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se “më pak se 20 për qind” e kontingjentit rus në afërsi të kryeqytetit ukrainas kanë filluar të “ripozicionohen”.

Kirby tha se duket se Rusia po i tërheq trupat nga Kievi për t’ i rifurnizuar dhe riorganizuar ato për t’i përdorur diku tjetër në Ukrainë dhe jo për t’i dërguar ato në Rusi.

Një zyrtar i Pentagonit tha se ende nuk janë dorëzuar të gjitha armatimet e premtuara nga Biden në mes të marsit.

Një delegacion ligjvënësish ukrainas vizitoi Uashingtonin më 30 mars për të nxitur më shumë ndihmë nga SHBA, duke thënë se kombi i tyre ka nevojë për më shumë pajisje ushtarake, më shumë ndihmë financiare dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

“Ne duhet të dëbojmë ushtarët rusë nga toka jonë dhe për këtë na duhentë gjitha armët e mundshme”, tha anëtarja e parlamentit ukrainas, Anastasia Radina, në një konferencë shtypi në Ambasadën e Ukrainës.

Në gati pesë javë që nga fillimi i pushtimit, forcat ruse janë ndalur në shumë fronte nga rezistenca e fortë e forcave ukrainase.

Por zyrtarët ukrainas raportuan më 30 mars se bombardimet ruse goditën shtëpi, dyqane, biblioteka dhe vende të tjera civile në dhe rreth Çernihivit dhe në periferi të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha se premtimi i Rusisë për të kufizuar operacionet pranë Kievit dhe qytetit verior të Çernihiv nuk ishte i vërtetë.

“Gjatë gjithë natës ne dëgjuam sirenat, sulmet me raketa dhe dëgjuam shpërthime të mëdha në lindje të Kievit dhe në veri të Kievit”, tha Klitschko.

“Ka beteja të mëdha, njerëzit vdiqën dhe ende po vdesin”, tha ai.

Trupat ruse gjithashtu shtuan sulmet e tyre në rajonit lindor të Donjeckut, tha pala ukrainase./REL

Vendi

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Vendi

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Gjakovë

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një objekt i lartë teksa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në këtë komunë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e punëtorit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Raporton Koha.net.

Continue Reading

Lajmet

Nesër ditë zie në Kosovë për nder të akademik Rexhep Qosjes

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e vendit. Ky vendim vjen si shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Përmes këtij akti zyrtar, institucionet e shtetit shprehin mirënjohjen e thellë për kontributin e pazëvendësueshëm të akademikut Qosja në ndërtimin e autoritetit shkencor dhe kulturor të Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga u.d. Presidentja Haxhiu, Protokolli i Shtetit është ngarkuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e kësaj zije shtetërore. Ky vendim pason lajmin për vdekjen e akademikut dhe përmbylljen e ceremonisë së varrimit, e cila, sipas dëshirës së të ndjerit, u zhvillua në mënyrë private.

Continue Reading

Të kërkuara