Aktualitet

Zelensky: Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian

Qeveritë në Evropë po mendojnë se çfarë masash duhet të marrin për të lehtësuar krizën.

Published

on

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“[Rusia] po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik aty ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky në fjalimin e tij të rregullt të vikendit.

Ai po fliste disa orë pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar.

Evropa akuzoi Rusinë se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Evropën në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë të cilën Moska e mohon.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej.

Tani është shtuar frika se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.

Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash duhet të marrin për të lehtësuar krizën.

Gjermania – një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus – njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh të dielën.

Kancelari Olaf Scholz tha se Rusia nuk ishte më një partner i besueshëm i energjisë.

Përplasja me Rusinë i ka detyruar vendet të mbushin furnizimet e tyre me gaz. Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën.

Firma shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftoi të premten se tubacioni Nord Stream 1 mund të mbyllet për një kohë të pacaktuar.

Tubacioni, i cili shkon në Gjermani, ishte mbyllur për tre ditë për atë që Gazprom e përshkroi si punë mirëmbajtjeje dhe që sipas tij, më pas do të rihapej.

Ndërprerja e shërbimit nuk ishte “mjerisht aspak befasi”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së. Ne do të përshpejtojmë rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Detyra jonë është të mbrojmë qytetarët tanë dhe të mbështesim lirinë e Ukrainës”, shkroi ai në Twitter në përgjigje të njoftimit të Gazprom.

Moska mohon përdorimin e furnizimeve me energji si një armë ekonomike kundër vendeve perëndimore që mbështesin Ukrainën.

Ajo ka fajësuar sanksionet për pezullimin e mirëmbajtjes rutinë të Nord Stream 1, por BE thotë se ky është vetem një pretekst.

Tubacioni i gazit shtrihet nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore dhe mund të transportojë deri në 170 milionë metra kub gaz në ditë.

Kjo nuk është hera e parë që nga pushtimi që gazsjellësi Nord Stream 1 mbyllet.

Në korrik, Gazprom ndërpreu plotësisht furnizimet për 10 ditë, duke përmendur “një ndërprerje mirëmbajtjeje”. Furnizimi rifllioi përsëri 10 ditë më vonë, por me një nivel shumë më të reduktuar.

Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky tha: “Këtë dimër, Rusia po përgatitet për një sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë evropianëve”.

Ai tha se vetëm uniteti midis vendeve evropiane do të ofronte mbrojtje./UBTNews/

Lajmet

33 të lënduar e tre të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë

Published

on

By

Të paktën 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përplasjeve të së hënës para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona për mosrespektim të urdhrave të forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ndërhyrja me mjete të ligjshme përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topat e ujit, erdhi pasi disa protestues hodhën në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt zyrtarëve policorë dhe objekteve shtetërore. Organet e rendit theksuan se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i domosdoshëm për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Policia e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, duke respektuar ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara