Botë

Zelensky flet pas sulmeve të Trump: Bashkëpunimi me SHBA, duhet të jetë konstruktiv

Published

on

Pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj udhëheqësit të Ukrainës të mërkurën, ky i fundit tha se po përgatitej për një takim të enjten me të dërguarin e zotit Trump në Kiev, për të punuar drejt “një paqeje të qëndrueshme” me Rusinë.

Për ne është thelbësore që takimi dhe bashkëpunimi ynë në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të jetë konstruktiv”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e mbrëmjes drejtuar kombit.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt dhe ky është qëllimi ynë”, shtoi ai më tej.

Të mërkurën Presidenti Trump dhe Presidenti Zelenskyy shkëmbyen akuza në distancë. Presidenti amerikan e quajti zotin Zelenskyy një “diktator të pazgjedhur” ndërsa udhëheqësi i Ukrainës akuzoi zotin Trump se jeton në një “hapësirë dezinformimi” të ndikuar nga Rusia.

Ndërsa fati i luftës trevjeçare Rusi-Ukrainë mbetet i paqartë, zoti Zelesky druhet se udhëheqësi amerikan po përpiqet t’i japë fund sulmit rus, me kushte më të favorshme për Moskën sesa Kievin.

Presidenti Trump akuzoi gjithashtu zotin Zelensky për refuzim të zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në prill të vitit 2024, por që u shtynë për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Presidenti Trump e quajti zotin Zelensky një “një komedian me sukses modest”, që arriti të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpenzuar 350 miliardë dollarë, për t’u futur, siç tha ai ‘në një luftë që nuk mund të fitohej, e cila nuk duhej të kishte filluar kurrë në radhë të parë, e që tashmë nuk mund të fitohej pa Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump-in”.

Udhëheqësi amerikan, i cili refuzoi vitin e kaluar gjatë një debati politik të thoshte nëse donte që Ukraina ta fitonte luftën, tha se “e vetmja gjë për të cilën Zelesky ishte i mirë, ishte manipulimi i ish-Presidentin amerikan Joe Biden, për më shumë ndihma ushtarake’.

Unë e dua Ukrainën”, tha Presidenti Trump, “por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa qenë e nevojshme – dhe kështu do të vazhdojë…”.

Kritikat e Presidentit Trump ndaj zotit Zelensky erdhën pasi udhëheqësi ukrainas shprehu zemërimin e tij për mospërfshirjen e Kievit në bisedimet diplomatike të nivelit të lartë SHBA-Rusi, që u mbajtën të martën në Arabinë Saudite.

Pas më shumë se katër orë bisedimesh Uashingtoni dhe Moska thanë se kishin rënë dakord të takoheshin sërish së shpejti, për të përcaktuar se si t’i jepnin fund luftës.

Po kështu u ra dakord për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, si dhe për rritje të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshi ekonominë.

Botë

​Hungaria zotohet të sfidojë planin e BE-së për heqjen graduale të importit të karburanteve ruse

Published

on

By

Hungaria të mërkurën u zotua të nisë “menjëherë” një sfidë ligjore sapo plani i BE-së për heqjen graduale të importeve të karburanteve fosile ruse të miratohet zyrtarisht.

Sapo të miratohet zyrtarisht plani RePowerEU, ne do ta sfidojmë menjëherë atë para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së. Procedurat ligjore do të fillojnë pa vonesë,” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në X.

Puna përgatitore është tashmë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë energjetike të Hungarisë“, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, BE tha se do të ndalojë “në mënyrë efektive dhe të përhershme” importin e gazit rus dhe do të shkojë drejt heqjes graduale të naftës ruse sipas marrëveshjes së përkohshme politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian./KP

Continue Reading

Botë

Lirohet Federica Mogherini

Published

on

By

Policia belge ka liruar nga ndalimi ish-diplomaten e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe ish-kryeshefin e shërbimit të jashtëm Stefano Sannino pasi ata u ndaluan për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim, tha të mërkurën në mëngjes prokurori publik i BE-së.

Zyra Evropiane e Prokurorit Publik, e cila po udhëheq hetimin, njoftoi lajmin.

Akuzat lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por tre të arrestuarit u liruan sepse nuk konsideroheshin “rrezik arratisjeje”.

Mogherini, rektore e College of Europe, Sannino dhe një anëtar i stafit të College of Europe u ndaluan të martën në kuadër të një hetimi për të parë nëse tenderi publik i dhënë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në vitet 2021–22 një institucioni të arsimit të lartë për të pritur Akademinë Diplomatike të BE-së ishte manipuluar në favor të College of Europe, shkruan TCH-ja

“Akuza lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje,” thuhej në deklaratën e prokurorit./EO

Continue Reading

Lajmet

Bitcoin bie ndjeshëm pasi Kina dyfishon ndalimin e kriptomonedhave

Published

on

Banka Popullore e Kinës (PBoC), banka qendrore e vendit, ka përsëritur vendimin e saj se aktivitetet e aseteve dixhitale janë të paligjshme në Kinë, duke dyfishuar ndalimin e saj të kriptovalutave, gjë që çoi në rënien e tregut të kriptovalutave dhe humbjen e Bitcoin prej 5% në 24 orët e fundit.

PBoC përmendi rreziqet që lidhen me asetet kripto, veçanërisht në stablecoin-et, për vendimin e saj, duke i deklaruar monedhat virtuale të papërdorshme si para në treg. Banka është gjithashtu e angazhuar për të mbajtur një mbikëqyrje të rreptë mbi kriptovalutat në luftën e saj kundër aktiviteteve të paligjshme.

Vlera totale e tregut të kriptovalutave ra në 2.93 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin ra nën 92,000 dollarë pas vendimit të Kinës.

Bitcoin e filloi vitin rreth 93,425 dollarë, por ra në afërsisht 74,500 dollarë në prill pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump krijoi pasiguri të konsiderueshme me tarifat e tij reciproke gjithëpërfshirëse.

Ai u rikuperua pasi pasiguria e tarifave u zbeh dhe Rezerva Federale e SHBA-së hyri në ciklin e saj të uljes së normave të interesit, duke arritur një rekord prej 126,199 dollarësh në tetor. Fitimi vjetor i Bitcoin u rrit në rreth 35% në atë pikë./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

Putin: Nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati

Published

on

Agjencia e lajmeve RIA Novosti ka shkruar së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, por nëse Evropa fillon, atëherë ata janë gati.

“Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, por nëse Evropa fillon, ne do të jemi gati menjëherë”, shkruan ANSA.

Evropa po përpiqet të parandalojë administratën amerikane të arrijë paqe në Ukrainë dhe të gjitha propozimet evropiane synojnë këtë rezultat, ndërsa udhëheqja e Kievit duket se jeton në një planet tjetër.

Presidenti rus Putin e tha këtë para takimit me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff në Kremlin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara