Lajmet

Zelensky dënon sulmin rus ndaj kolonës civile në Zaporizhzhia, ndërsa numri i të vdekurve shkon në 25

Mëngjesin e sotëm u bombardua një autokolonë civile që po largohej nga qyteti në Ukrainën juglindore mëngjesin e së premtes.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse që kryen një sulm me raketa në një kolonë evakuimi në Zaporizhzhia janë “terroristë”.

Si pasojë e granatimeve ruse, u bombardua një autokolonë civile që po largohej nga qyteti në Ukrainën juglindore mëngjesin e së premtes.

Numri i të vrarëve nga bombardimet ka shkuar në 25 dhe rreth 50 persona janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë, sipas Prokurorisë së Përgjithshme.

“Shteti terrorist qëllon me raketa mbi popullsinë civile në Zaporizhzhia, rajonin e Mykolaiv, rajonin e Dnipropetrovsk. Godet rajonet e Ukrainës me MLRS (Sisteme Raketash të Shumëfishta Launch) dhe dronë”, tha Zelensky në Telegram./UBTNews/

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

Published

on

By

Protesta e radhës në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg më 16 nëntor.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, derisa kërkoi pjesëmarrje masive në protestë theksoi nevojën për drejtësi.

Kemi vendosur që protestën e radhës ta organizojnë më 16 nëntor para Asambalesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha ai në konferencë për media të mërkurën.

Kujtojmë se protesta e fundit në përkrahje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë ishte në Tiranë me 17 tetor./KP

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria s’e kundërshton pranimin e deklaratës së Wesley Clark në prova materiale

Published

on

By

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një parashtrese ka thënë se në parim nuk kundërshton që deklarata e Gjeneralit Wesley Clark të pranohet në prova materiale për sa kohë ajo i plotëson kërkesat sipas Rregullës 154.

Po ashtu, në parashtresën e Prokurorisë, theksohet po ashtu se nuk e kundërshtojnë as ndryshimin e listës së provave të mbrojtjes së Thaçit në mënyrë që të përfshihet edhe kjo deklaratë e po ashtu as masat e propozuara sipas Rregullës 107, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në përgjigje të kërkesës së mbrojtjes lidhur me këto pika, Prokuroria thotë se nga fakti që deklarata e propozuar e Clark përmban prova me opinione që lidhen me çështje të rëndësishme, ata nuk e kundërshtojnë pranimin e saj sipas Rregullës 154.

Megjithatë, Prokuroria vlerëson se nëse ky material pranohet, duhet kujdes i duhur në vlerësimin e peshës së kësaj dëshmie.

“Për arsyet e mësipërme, ZPS-ja nuk kundërshton: (i) pranimin e provave të propozuara në Kërkesë, me kusht që të plotësohen kriteret e Rregullës 154; (ii) kërkesën për ndryshimin e listës së provave; ose (iii) masat e propozuara të Rregullës 107”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./EO

Continue Reading

Rajoni

Zbulohet një furgon me plot armatim në qendër të Tiranës, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Sot, një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë në Shqipëri në një zonë pranë qendrës së Tiranës.

Në kuadër të operacionit “The Van” është gjetur në rrugën “Myslym Shyri” një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas policisë, është arrestuar 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte këto armë.

Ndërsa, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni: u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Continue Reading

Lajmet

​Rama: Koalicion me qytetarët dhe ata që besojnë në vizionin tonë

Published

on

By

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, dhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama ka deklaruar se drejtë balotazhit të 9 nëntorit kanë koalicion me qytetarët dhe gjithë ata që besojnë në vizionin e tyre.

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama tha se takime për ndonjë koalicion të mundshëm ka zhvilluar me të gjitha partitë.

Koalicion me qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë… Kemi pasur takime me të gjithë, unë po them edhe publikisht i ka kërkuar të gjithëve që t’i bashkohen vizionit tonë transformues. Kërkesa ime qysh para 4 vitesh ka qenë një proces 8 vjeçar transformues, programi ynë është 8 vjeçar kemi ardhur tash me projekte transformuese në kryeqytet. Jemi duke punuar në gjitha pjesë në gjitha sferat dhe tash kërkojmë edhe mandatin tjetër 4 vjeçar që të rrumbullakojmë transformimin e kryeqytetit”, theksoi ai.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinë, Përparim Rama doli i pari me 33.71%, ndërsa i dyti është kandidati i LVV-së për të parin e Prishtinës, Hajrullah Çeku me gjithsej 33.21%.

Më 9 nëntor qytetarët e 18 komunave të Kosovës do të vendosin për kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre./KP

Continue Reading

Të kërkuara