Lajmet

​BFG: Masat e qeverisë për zbutjen e krizës energjetike janë të ngathëta

U publikua hulumtimi “Kriza energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”.

Published

on

Masat e ndërmarra nga qeveria për zbutjen e situatës me krizën energjetike janë të vonuara dhe nuk ofrojnë zgjidhje. Kështu ka thënë hulumtuesi në Balkan Green Foundation(BFG), Besart Kosova gjatë publikimit të hulumtimit “Kriza energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”.

Kosova me këtë rast ka thënë se lejimi i përdorimit të thëngjillit është një formë e keqe dhe mesjetare për ngrohje.

“Masat e ndërmarrja nga qeveria për zbutjen e situatës me krizën me energji kanë qenë të vonuara. Fatkeqësisht kjo është një shpërfaqje e reaktivitetit tonë si shoqëri dhe jo pro aktivitetit, sepse ne gjithmonë reagojmë atëherë kur situata është veçse vonë. Këto masa natyrisht që e ndihmojnë situatën, por nuk e zgjidhin atë, për shkak se është dashur t’i paraprihet më herët. Ne kemi bërë thirrje shumë herë që të bëhen investime në energji të ripërtëritshme, sidomos në energji të erës”, tha ai.

Sipas Kosovës, është për keqardhje që nuk ka ndonjë formë e cila mundëson zbutjen e krizës energjetike. Ai tha se çmimi për një metër kub dru ka arritur deri në 100 euro.

“Është për të ardhur keq që nuk ka ndonjë formë e cila mundëson zbutjen e krizës energjetike për qytetarët sidomos për ofrimin e formave të ngrohjes me energji qoftë nga druri dhe peleti, ndërsa çmimet vetëm se janë duke fluturuar. Sot e pamë që çmimi për një metër kub dru ka arritur deri në 100 euro, ndërsa peleti në 450 euro, kurse fatkeqësisht veprimet janë të ngathëta”, theksoi Kosova.

Ndërsa në bazë të hulumtimit të BFG-së, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë rezultuar që janë ndër shtetet më të ndikuara nga kriza energjetike.

Disa nga rekomandimet që dalin nga ky raport përfshijnë: avancimin e skemave të natyrës sociale për t’i mbështetur konsumatorët e varfër energjetik dhe për ta parandaluar dëmtimin e mëtejmë ekonomik për bizneset dhe industritë e caktuara; forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me krizën energjetike dhe krijimin e një sistemi interkonektiviteti më të mirë.

Continue Reading

Lajmet

Sot nis gjyqi ndaj Fatmir Shehollit

Published

on

Sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili përballet me aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës së ngritur mw 25 gusht të këtij viti, Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Po ashtu, F.Sh. akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Sheholli tash e disa muaj gjendet në paraburgim nën dyshimin për spiunazh te BIA serbe.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar me 9 tetor 2025 Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. /Kosovapress/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Han të Elezit

Published

on

Policia ka ndaluar dy persona në Han të Elezit, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një kosovar, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti është evidentuar më 6 shtator rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pistoletë me pesë fishekë dhe thikë konfiskohen në Zhur

Published

on

Një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë, në automjet ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të tre janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. I dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Rahovec

Published

on

Një burrë kosovar është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

Rasti është raportuar më 6 shtator në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin. Hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara