Botë

Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur sot në Romë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë. Vizita e tij nis me Papa Leonin, ndërsa pasditja do të jetë e rezervuar për një takim dypalësh me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi presidencial, Serhiy Nikiforrov, për televizionin publik ukrainas Suspilne. Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Meloni pritet të riafirmojë mbështetjen e Italisë për Kievin, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak.

Vizita në Romë vjen një ditë pasi Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë turit të tij diplomatik, presidenti ukrainas do të udhëtojë edhe në Londër, ku pritet të takohet me kryeministrin Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

 

Lajmet

Dhjetëra të lënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë

Published

on

Të paktën 30 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Ai shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat tani janë hequr, ndërsa u panë valë prej 70 cm.

Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim – duke i kërkuar publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale./S/K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Ministrat e Financave të G7 bëjnë thirrje për prodhim dhe furnizim të përgjegjshëm me minerale kritike

Published

on

Kanadaja, kryetare e grupit G7 të ekonomive të përparuara, dhe aleatët e saj theksuan rëndësinë e prodhimit dhe furnizimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të mineraleve kritike në një takim virtual të ministrave të financave të hënën.

Takimi, i kryesuar nga Ministri i Financave i Kanadasë, Francois-Philippe Champagne, përfshinte përfaqësues nga Australia, Kili, India, Meksika dhe Republika e Koresë.

Kanadaja i ftoi vendet të njohin rolin strategjik që luajnë këto vende në zinxhirët globalë të furnizimit për mineralet kritike.

Sipas njoftimit, ministrat e financave të G7 shqyrtuan progresin sipas Planit të Veprimit për Mineralet Kritike të G7, të miratuar në takimin e udhëheqësve në Kananaskis, Alberta, në qershor.

Plani synon të përparojë zinxhirët globalë të furnizimit që përmbushin standardet e transparencës, diversifikimit, sigurisë, praktikave të qëndrueshme të minierave, besimit dhe besueshmërisë”.

Ministrat shprehën shqetësim për “zbatimin e politikave jo-tregtare, duke përfshirë kontrollet e eksportit, në zinxhirët e furnizimit me minerale kritike”, duke përmendur efektet e mundshme negative në ekonominë globale, duke përfshirë paqëndrueshmërinë e çmimeve dhe rritjen më të ngadaltë.

Në deklaratë thuhej se G7 “përsëriti mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën” dhe mirëpriti një marrëveshje të re në nivel stafi midis FMN-së dhe Ukrainës, duke pohuar se vendi “do të mbetet ndër prioritetet e G7-ës në të ardhmen, ndërsa Franca merr presidencën e radhës në janar”./S.K/KP/Anadolu Agency/

Continue Reading

Lajmet

​Trump do të njoftojë rregullore të unifikuar për AI në të 50 shtetet e SHBA-së

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të nxjerrë një sërë rregullash të vetme për të qeverisur inteligjencën artificiale në të 50 shtetet e vendit.

“Duhet të ketë vetëm një Libër Rregullash nëse do të vazhdojmë të udhëheqim në IA-në,” tha Trump në një postim në kompaninë e tij të mediave sociale Truth Social, transmeton Anadolu Agency.

“Po i mposhtim të gjitha vendet në këtë pikë të garës,” tha ai, duke nënvizuar se kjo udhëheqje nuk do të zgjaste nëse të gjitha shtetet janë të përfshira në rregulla dhe proces.

Për ta parandaluar këtë, Trump tha se do të lëshonte një urdhër ekzekutiv si një lloj rregulli këtë javë.

“Nuk mund të presësh që një kompani të marrë 50 Miratime sa herë që dëshiron të bëjë diçka. Kjo nuk do të funksionojë kurrë”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Plani për Gazën, Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor

Published

on

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara më 28 dhjetor, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, më 29 dhjetor.

Kjo vizitë, e raportuar nga media izraelite pritet të zgjasë tetë ditë, deri më 3 janar, dhe do të përfshijë një seri takimesh të nivelit të lartë.

Sipas raportimeve, Shtëpia e Bardhë po punon për të ftuar edhe presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi në këtë takim, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar miratimin izraelit për një marrëveshje strategjike lidhur me Gazën me Kajron.

Netanyahu do të ketë dy takime me Trumpin, si dhe bisedime me zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth. Administrata amerikane po shtyn për përparim në kornizën e re për Gazën.

Zyrtarët e SHBA-së i kanë bërë të qartë Izraelit se Trump synon të shpallë kalimin në fazën e dytë të planit për Gazën para Krishtlindjeve, duke përfshirë një model fillestar administrimi civil për Rafahin.

Kjo fazë e dytë parashikon tërheqjen e mëtejshme të forcave izraelite nga Gaza, shpërndarjen e Hamasit, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizuese (ISF) dhe krijimin e një strukture të re qeverisjeje, përfshirë një “Bord Paqeje” të udhëhequr nga Trump.

Plani për paqe në Gazë, i shpallur nga Trump më 29 shtator 2025, ka hyrë në fazën e parë me një armëpushim të brishtë, ku shumica e pengjeve janë liruar.

Megjithatë, sfidat mbeten, si roli i Turqisë në menaxhimin pasluftës dhe kontributet e vendeve si Indonezia apo Azerbajxhani në ISF./S.K/KP/RTSH/Channel12/

Continue Reading

Të kërkuara