Lajmet

Zelenska: Përdhunimi i grave ukrainase po ndodh sistematikisht

Olena Zelenska foli për dhunën seksuale të ushtruar “sistematikisht dhe hapur” nga pushtuesit.

Published

on

Zonja e parë e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në Ukrainë, ndërsa ajo bëri thirrje për një “reagim global” ndaj Rusisë.

Olena Zelenska foli për dhunën seksuale të ushtruar “sistematikisht dhe hapur” nga pushtuesit.

Javën e kaluar, një avokat ndërkombëtar penal që ndihmon në hetimin e krimeve të luftës në Kiev pohoi se ka prova se komandantët rusë ishin në dijeni të dhunës seksuale nga personeli ushtarak“dhe në disa raste, (po) e inkurajojnë atë ose madje e urdhërojnë atë”./UBTNews/

Lajmet

​Lushaku: Preferojmë qeveri kalimtare me Abdixhikun kryeministër

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje e cila sipas saj nuk ka lënë hapësirë për partneritet.

Partia fituese nuk ka lënë aspak hapësirë për partneritet, partneritet përmbajtjesor që do t’i siguronte Kosovës të mira. Kjo është fatkeqësi në fakt sepse ne jemi duke u përballur me procese tepër të vështira për qytetarët, mos harroni që energjia elektrike është shtrenjtuar, është bërë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Shikoni ambasadat, ka raportime për rritje të numrit të aplikantëve për të ikur nga Kosova dhe kjo e shpërfaq vërtetë mendësinë e Vetëvendosjes se si dëshiron ta sheh shtetin e Kosovës”, tha Lushaku para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – në tentimin e 20-të.

Ajo përmendi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzicionale derisa tha se do të preferonin kryetari ne kësaj partie për kryeministër.

Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun sepse kemi garuar edhe me program të qartë he ne synojmë në cfarëdo qeverie t’i realizojmë projektet tona që janë në të mirë të qytetarëve”, tha Lushaku-Sadriu.

Kur u pyet nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e votojnë asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kushdo që prezantohet nga Vetëvendosje ne kemi thënë që nuk do ta votojmë dhe ky është një qëndrim që e kemi bërë të njohur tashmë disa herë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Murati: Po presim zgjedhjen e kryetares, tjetër zgjidhje s’ka

Published

on

By

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u ka thënë mediave se po presin vendimin e seancës dhe zgjedhjen më në fund, pasi tjetër rrugëdalje nuk ka.

Ai i bëri këto komente para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila sot po mbahet për të 20 herë.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” edhe sot po vazhdojnë grevën para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Ata sot kanë vendosur në tenda.

Aktualisht përfaqësues të sindikatës së këtyre punëtorëve kanë hyrë në takim me përfaqësues të komunës së Prishtinës.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat në Prishtinë, për siç thonë ata mospagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro nga komuna.

Kërkesa kryesore e Sindikatës “Punëtori”, është që mbledhja e mbeturinave te ndodh nga kompania “Pastrimi.

Grava e punëtoreve të kompanisë “Pastrimi” ka nisur nga dje ku afër komunës i kanë vendosur edhe kamionët.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti i kërkoi Kallas heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.

Kurti theksoi se vendi ynë, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së.

Ai e falënderoi Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë darkës së shtruar nga Kurit, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Continue Reading

Të kërkuara