Lajmet

Zekaj: Të arrestuarit në veri do të gjykohen në Kosovë, s’kemi marrëveshje ekstradimi me Serbinë

Ata mund të dënohen nga 15 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Published

on

Avokati Yll Zekaj tha se personat e arrestuar te dielën si të dyshuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, sipas Kodit Penal të Kosovës mund të dënohen nga 15 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Zekaj tha se personat që janë arrestuar, varësisht shtetit që i takojnë, shteti i tyre ka të drejtë që të kërkojë ekstradimin e tyre, në këtë rast nëse janë nga Serbia. Por sipas tij, në rastin konkret Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje reciprociteti për ekstradimin e personave qoftë me procedure penale apo persona të dënuar. Ai theksoi se në mungesë të kësaj marrëveshje nuk pritet që të ketë ekstradim në Serbi dhe se të njëjtit do të gjykohen për veprat e kryera në Kosovë.

“Varësisht shtetasit e cilit shtet janë edhe pse ende nuk janë identifikuar personat të cilët janë arrestuar gjatë veprave penale terroriste që u bënë në veriun e Kosovës. Shtetit të cilit i takon ka të drejtë të kërkoj ekstradimin e tyre. Por në rastin konkret Kosova nuk ka marrëveshje reciprociteti me Serbinë për ekstradimin e personave qoftë me procedure penale apo persona të dënuar, kështu që nuk pritet të realizohet një ekstradim i mundshëm në Serbi dhe të njëjtit duhet të përgjigjen për veprat të cilat i kanë kryer në Kosovë”, tha ai. 

Avokati Zekaj tha se Kodi Penal i Kosovës në rastin e veprave penale terroriste, duke u bazuar në ngjarjen e të dielës ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe disa të lënduar, parasheh dënim nga 15 vite deri në burgim të përjetshëm.

“Kodi penal në rastin e veprave penale terroriste parasheh dënim jo me pak se tri vjet. Kurse vepra rezulton në një person apo më shumë të vdekur minimumi i dënimit është 15 vite dhe dënimi i përjetshëm. Në rastin konkret në ngjarjen e djeshme kemi pasur një polic të Kosovës të vrarë dhe me këtë rast kryesit e veprave penale terroriste menjëherë kualifikohen në neni i cili përcakton se të njëjtin duhet të kenë së paku 15 vjet dënim apo edhe burgim të përjetshëm. Kështu që burgimi i përjetshëm është potencial për kryerjen e veprave të cilët të njëjtit dyshohet se kanë kryer dje. Shërbimi korrektues është ai i cili ofron sigurinë për secilin të dënuar apo secilin person i cili gjendet në paraburgim, kështu që edhe në rastin konkret nuk mendoj që mund të ketë konflikt potencial për shkak se shërbimi korrektues duhet ti merr të gjitha masat që të njëjtit të kenë një vend të sigurt për tu siguruar prezenca e tyre në procedure, pastaj edhe për ta mbajtur dënimin e tyre”, tha ai.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara