Aktualitet

Zeka: Kosova duhet të insistojë që përfitimet më të mëdha nga marrëveshja për Ujmanin t’i ketë ajo

Published

on

Mini-shengeni ballkanik, ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në ShBA, ndërmjet Kosovës-dhe Serbisë, pavarësisht se në fillim kjo iniciativë ishte kundërshtuar në Kosovë, përfshirë edhe LDK-në dhe Avdullah Hotin, i cili në cilësinë e kryeministrit më 4 shtator e nënshkroi këtë marrëveshje.Por, për Arian Zekën nga Oda Ekonomike Amerikane, mbështeta e kësaj ideje nga ShBA, ka bërë që Kosova të ndryshoj qëndrim sa i përket mini-shengenit.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se për këtë nismë kur është prezantuar fillimisht ka pasur pak informacione.“Kur është prezantuar si ide nga dy kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka pasur shumë pak informata për sa i përket kësaj nisme dhe qëllimeve konkrete që synoheshin të arriheshin me krijimin e një zone te re të bashkëpunimit ekonomik, ose një zone të unifikuar të bashkëpunimit ekonomik”.“Përfshirja e ShBA-së dhe promovimi i kësaj ideje nga ana e tyre, megjithatë i ka dhënë një dimension tri kësaj ideje, gjë që besoj që ka ndikuar që edhe Kosova të jetë më e hapur ndaj idesë së përfshirjes në të”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se mini-shengeni do të mundësojë heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve.“Zona si te tillë do të mundësoj promovimin e atyre që njihen si 4 liri: Liria e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, gjë që e ngrit pastaj koncpetin për tregti të lirë CEFTA në një nivel krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

Se roli i ShBA-së, ka qenë përcaktues që Kosova të pranojë mini-shengenin, e ka thënë edhe vet kryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka deklaruar se mini-shengenin e ka pranuar pasi e ka kërkuar ShBA.Pikë tjetër e marrëveshjes në Washington, ka qenë edhe marrëveshja për Ujmanin. E sipas, Zekës, pas kryerjes së fizibilitetit nga ana Departamentit të Energjisë së ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, që në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha ti ketë ajo.“Ekzistojnë konventat ndërkombëtare për menaxhimin e ujërave ashtu siç ekzistojnë konventa e traktate ndërkombëtare për menaxhimin e asetve të cilat shtrihen në territoret e dy e më tepër shteteve. Mundësin e kryerjes së fizibilitetit nga ana e Departamentit të Energjisë të ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, ashtu që pastaj në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha të vjelën nga ana e Kosovës ashtu siç shtrihet ky aset”, ka thënë Zeka.

Marrëveshja e karakterit ekonomik e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Ëashington, parasheh edhe investime në infrastrukturën hekurudhore.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara