Lajmet

Zëdhënësit e Speciales: Gjykata e Hagës mban përgjegjës individët, jo grupet etnike, organizatat apo komunitetet

Published

on

Zëdhënësit e Gjykatës Speciale, Michael Doyle dhe Angela Griep, kanë zhvilluar një konferencë për media, ku kanë sqaruar disa çështje lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë konferencës, ata theksuan se Gjykata është e themeluar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se përgjigjet për legjitimitetin e saj mund të gjenden aty. Ata nënvizuan se qëllimi i Gjykatës është të sigurojë gjykime të drejta, të pavarura dhe të paanshme për individët që ndiqen penalisht nga Prokuroria Speciale, si dhe për të mbrojtur dëshmitarët dhe për të siguruar dinjitetin e viktimave.

Zëdhënësit theksuan se Gjykata Speciale merret vetëm me përgjegjësi penale individuale dhe mbajnë përgjegjësi vetëm individët për krimet që u janë ngarkuar në aktakuzë. Ata gjithashtu sqaruan se Gjykata nuk merret me grupe etnike, organizata apo komunitete, por fokusohet tek përgjegjësia individuale.

Gjatë konferencës, ata përmendën edhe ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për pyetjet e bëra nga gjyqtarët ndaj dëshmitarëve, duke sqaruar se gjyqtarët kanë të drejtën dhe detyrën të bëjnë pyetje për të përcaktuar të vërtetën. Ata theksuan se kufizimi i mundësisë së gjyqtarëve për të bërë pyetje mund të cenonte rolin e tyre si gjetës të fakteve.

Continue Reading

Lajmet

Distria Krasniqi kërkon titullin e katërt të Evropës në kryeqendrën gjeorgjiane

Published

on

By

Kosova nis nesër rrugëtimin në Kampionatin e 75-të Evropian të xhudos, ku sytë janë kthyer nga kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi.

Si bartësja e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria konsiderohet favoritja kryesore për të mbrojtur titullin dhe për të fituar medaljen e saj të katërt të artë në kontinent.

Përveç saj, në ditën e parë të garave në Gjeorgji, në tatam do të zbresin edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë, të cilat synojnë të befasojnë pas rikthimit nga lëndimet.

Ethet e garës do të vazhdojnë edhe të premten, ku në kërkim të medaljeve do të jenë Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Laura vjen si bartësja e katërt dhe pretendente serioze për podium, ndërsa Akil Gjakova do të përballet me konkurrencën më të fortë të mundshme në mesin e 41 xhudistëve në kategorinë deri 73 kilogramë.

Në këtë kampionat madhështor marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 46 shtete të ndryshme, ndërsa ekipi i Kosovës udhëton me synime të qarta për të vazhduar dominimin në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Konfirmohet rasti i parë me linë e deleve në Kosovë: Ndalohen tregjet dhe lëvizja e bagëtive në Ferizaj e Gjilan

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar zyrtarisht se pas analizave laboratorike është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes virale “Lija e Deleve dhe Dhive” (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë në fshatin Sazli të Ferizajt.

Menjëherë pas këtij konfirmimi, këtë të mërkurë, Ministria e Bujqësisë ka vendosur masa të rrepta kontrolli që prekin kryesisht regjionin e Ferizajt dhe atë të Gjilanit.

Sipas vendimit të AUV-së, ndalohet plotësisht lëvizja e deleve dhe dhive nga fermat, tregtimi i tyre në tregje, si dhe shitblerja, ndërsa të gjithë menaxherët e tregjeve janë urdhëruar të pezullojnë punën për kafshët e imta.

Fermat ku është konfirmuar prezenca e virusit janë vendosur në karantinë të plotë, duke ndaluar çdo hyrje-dalje, ndërkohë që fermerët janë të obliguar të raportojnë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve në numrin pa pagesë 0800 500 95.

Masat parashikojnë gjithashtu që komunat të përcaktojnë lokacione specifike për groposjen e kafshëve të ngordhura, ndërsa lëvizja lejohet vetëm nga fermat e lira direkt drejt thertoreve të licencuara me pëlqim paraprak të inspektorit.

Megjithëse lija e dhenve është një sëmundje shumë ngjitëse për kafshët dhe shkakton temperatura të larta e plagë në lëkurë, autoritetet qetësojnë qytetarët duke theksuar se kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit. Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë do të asistojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave urgjente në terren.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nikoqire e vendeve të NATO-s: Nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”

Published

on

By

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur realizimin e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”. Ky aktivitet ka bërë bashkë ekipet ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, duke e shndërruar Kosovën në një qendër të testimit të shkathtësive elitare ushtarake.

Në këtë garë sfiduese po marrin pjesë përfaqësues nga Ajova (ShBA), Corps V (ShBA), Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, si dhe nikoqirja, Kosova. Pjesëmarrësit do të testohen në disiplina të rrepta që sfidojnë përgatitjen e tyre fizike dhe aftësitë taktike ushtarake në terren.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky organizim synon jo vetëm matjen e kapaciteteve individuale të ushtarëve, por edhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrive partnere. Gara “Ushtari më i mirë” tashmë është shndërruar në një traditë që dëshmon rritjen profesionale të FSK-së dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me standardet më të larta të NATO-s.

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Fushata e dezinformimit nga Rusia dhe Serbia po tenton ta cenojë shtetësinë e Kosovës

Published

on

By

Në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, u kërkua një angazhim gjithëpërfshirës për të luftuar fushatat e dezinformimit që kërcënojnë stabilitetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca potencoi se Kosova është cak i sulmeve të qëllimshme nga jashtë, duke deklaruar se: “Po vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata të dezinformimit që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë tonë dhe keqësojnë realitetin”. Ai shtoi se këto përpjekje synojnë dobësimin e institucioneve dhe çorientimin e debatit publik.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Eevamari Laaksonen, vuri theksin te rëndësia e mendimit kritik dhe edukimit medial si mjetet kryesore për mbrojtjen e demokracisë.

“Demokracitë tona janë reziliente jo pse e kufizojnë informacionin, por sepse qytetarët janë të aftë të bëjnë dallimin mes informacionit dhe dezinformatës”, tha ajo, duke e cilësuar edukimin medial si një investim afatgjatë që shpaguhet.

Rreziqet e teknologjisë së re u adresuan nga eksperti i komunikimit, Markku Mantila, i cili paralajmëroi se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do ta vështirësojë edhe më shumë betejën për të vërtetën.

“Nuk do të bëhet më e lehtë nga ana jonë kur Inteligjenca Artificiale të zhvillohet më tutje. Do të jetë më e lehtë të gënjehet para audiencave”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se interneti dhe mediat sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përhapjen e shpejtë të dezinformatave në duart e grupeve të caktuara.

Foto: Kosova Press

 

Continue Reading

Të kërkuara