Lajmet

Zbuloni sekretet e një jete më të lumtur!

Mundohuni të shpenzoni më shumë kohë në natyrë.

Published

on

Nëse ngjarjet e vitit të kaluar ju kanë bërë të ndiheni të lodhur emocionalisht, nuk jeni vetëm!

Kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht stresuese, megjithatë njerëzit shpesh luftojnë për të gjetur lumturinë edhe në periudha normale.

Shpesh mund të pyesni veten se pse ndonjëherë është e vështirë të jesh i lumtur? Dhe a ka ndonjë mënyrë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe këndvështrimin e jetës?

Siç rezulton, përgjigja për pyetjen e dytë është po. Ju mund të bëni shumë për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj të përditshme dhe të ndiheni më të përmbushur.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë këtë sekret dhe pse jo të provoni të zbatoni këshillat.

Dilni në natyrë dhe bëni aktivitet fizik

Ajri i pastër dhe stërvitja janë një kombinim i fuqishëm për ngritjen e humorit.

Aktivitetet si ecja në këmbë, biçikleta ose vrapimi, çliron hormone që ndikojnë në rritjen e humorit dhe që mund të ulin stresin dhe t’ju japin një ndjesi mirëqenieje.

Gjithashtu, kur muskujt tuaj tkurren në një ritëm të përsëritur, siç ndodh kur ecni ose bëni aktivitet fizik, nivelet e serotoninës në tru rriten.

Nivelet e larta të çlirimit të këtij kimikati në tru lidhen me përmirësimin e humorit.

Në fakt, një studim ku AgroWeb.org u bazua zbuloi se vetëm 90 minuta aktivitet në javë, ofronin përmirësime të humorit ngjashëm me një antidepresant.

Hulumtimet tregojnë se duhet të bëni të paktën 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar pesë ditë në javë, ose 20 minuta, tre herë në javë.

Por nëse nuk mund të bëni aq shumë, mbani mend se pak është më mirë se asgjë.

Edhe një shëtitje e shpejtë 10 deri në 15 minuta mund t’ju ndihmojnë, të paktën për një afat të shkurtër.

Vlerësoni kënaqësitë e vogla

Studimet tregojnë se të vlerësoni momentet e vogla dhe të këndshme mund t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur.

Përqendrohuni tek ngjarjet e vogla të përditshmërisë në të njëjtën mënyrë si tek ato të mëdhatë.

Në fund të fundit, janë ato momente të vogla që përbëjnë pjesën më të madhe të jetës suaj.

Shijoni kohën e kaluar ulur pranë dritares me diell duke pirë një filxhan çaj, shijoni me anëtarët e familjes një vakt të shijshëm ose lexoni një libër të mirë.

Bëni një përpjekje të vetëdijshme për të pushuar dhe shijuar kënaqësi të vogla si këto çdo ditë.

Kufizoni vendimet tuaja

Mund të duket si një ëndërr të kesh opsione të pafundme, por në të vërtetë të kesh shumë zgjedhje mund të krijojë më shumë shqetësime.

Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit që kanë më shumë opsione kanë më shumë mundësi për të mos qenë të lumtur.

Të mos kesh nevojë të marrësh vendime të shumta gjatë gjithë ditës mund t’ju çlirojë nga stresi.

Nëse një vendim nuk do të sjellë pasoja të mëdha, ju mund të kufizoni sasinë e kohës që i jepni vetes për të zgjedhur, ose do t’i jepni vetes më pak opsione.

Ruajini diskutimet e mëdha për çështje më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Dhe kur bëni këto zgjedhje, përpiquni të mos shihni më pas./AgroWeb.org

Vendi

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

lajme

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisioni për Punë të Jashtme pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe diplomatit hungarez po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për mediat.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje zyrtare lidhur me temat konkrete të cilat janë përfshirë në agjendën e këtij takimi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara