Lajmet

Zbulohet taverna 5 mijë vjet e vjetër në Irak, në të ka edhe mbetje ushqimore

Kjo tavernë daton që nga viti 2700 p.e.s.

Published

on

Të ngrënit jashtë duket se ka qenë po aq popullor sa është tash para 5 mijë vjetëve. Kjo u faktua edhe me zbulimin e një taverne të lashtë, e cila daton që nga viti 2700 p.e.s.

Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se lokali, i fshehur vetëm 19 centimetra nën sipërfaqe, ishte i ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola, një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5 mijë-vjeçar.

Reed Goodman, një arkeolog nga Universiteti i Pensilvanisë, tha se ata fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar.

Ekipi më pas zbuloi furrën me përmasa industriale, një “frigorifer” të lashtë që thith lagështinë për të mbajtur ushqimin të freskët dhe dhjetëra enë konike, shumë prej të cilave përmbajnë mbetje peshku, duke zbuluar se aty kishte qenë një zonë ngrënieje.

Lagash, tani qyteti i al-Hiba, ishte një nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mesopotaminë jugore — i pushtuar nga mijëvjeçari i pestë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.e.s dhe ka një sipërfaqe prej gati dy milje katrore./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet në Graçanicë për fotografim të fletës së votimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, shtetas kosovar, pasi kishte fotografuar fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor në Graçanicë. Gjatë marrjes në pytje, ai ka deklaruar se i ishin ofruar 50 euro në këmbim të forografimit të votës.

N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votime.”./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kosova sfidon sot Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt skandinavisë me besim dhe synim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Kombëtarja nordike ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe do të kërkojë me ngulm fitoren e parë për të ringjallur shpresat e saj.

Ndeshja fillon me fillim nga ora 20:45.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit për të krijuar atmosferë elektrizuese dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale Dardanëve në këtë sfidë të rëndësishme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Trump mbërrin në Izrael

Published

on

Presidentit amerikan i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me tapet të kuq, teksa të pranishëm në aeroport ishin presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e ftuar presidentja Osmani

Published

on

Sesioni i 71-të Vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara