Lajmet

Zbulohet sasi e madhe e armatimit në Zveçan, policia jep detaje

Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tani përveç konfiskimit të armatimit.

Published

on

Sasi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tani përveç konfiskimit të armatimit. Kështu u bë e ditur sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që u organizua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjejë katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera.

Këtë rast, Elashani e quajti interesant për t’u hetuar, sepse sipas tij në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s. Ai nuk ka dhënë shumë detaje tjera për shkak të hetimeve, derisa situatën e përgjithshme në veri e ka vlerësuar të qetë, stabile, por delikate.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në vecanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani.

Për këtë aksion gjatë ditë ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ministri Sveçla ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Lajmet

Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rishpërnda një deklaratë të sajën dhënë në Këshillin e Sigurimit, ku i kishte kërkuar Presidentit Aleksandër Vuçiqi t’iu kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë.

Mbi këtë video ajo ka shkruar se “Drejtësi dhe fakte”.

Drejtësi dhe fakte! 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë që në fjalimin e saj ajo u kishte bërë thirrje anëtarëve të këshillit që të vizitojnë Kosovën dhe aty do të shinin demokracinë që lulëzojnë, e pastaj do të vendosin nëse iu besojnë syve apo gënjeshtrave të Vuçiqit.

Qartësisht ajo që Presidenti Vuçiq deklaroi, është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli që ta vizitojnë Republikën e Kosovës që ta shin vetë përparimin që kemi bërë, demokracinë që po lulëzon. Pastaj do ta kuptoni dhe vendosni nëse doni t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij. Unë fola për Kosovë sot. Por Kosova e sotme ka marrë formë nga dhimbja e së kaluarës, për shkak të mungesës së drejtësisë. Të gjithë e dimë dhe kemi mësuar nga historia se paqja kërkon që përballemi me të kaluarën. Në këtë kuptim në vend  të përhapjes së propagandës, Vuçiq duhej të na thoshte nëse është penduar që i përkiste regjimit që ka shkaktuar vdekjen e 150 mijë civilëve.”, pati deklaruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte në Prizren

Published

on

By

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet të hënën seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e ka dënuar Pleskoviqin me 15 vjet burgim për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

Vendimi ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri. Pleskoviqi ishte nën masë paraburgimi që para gjykimit.

Sipas aktakuzës, Pleskoviqi dhe një grup serbësh të armatosur kanë hapur zjarr me armë ‘Kallashnikov’ në qytetin e Prizrenit. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.

Continue Reading

Lajmet

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Aktualisht qytetarët po presin deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova, gjersa edhe sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, janë nga 1 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga -5 deri në -1 gradë.

Kushtet e motit do të mbeten të ftohta, me mundësi të ngricave, për çka IHMK ka rekomanduar qytetarët për kujdes të shtuar.

Continue Reading

Të kërkuara