Lajmet

​Zbulohet një tekst me një gjuhë të panjohur në Turqi

Published

on

Një tekst misterioz është zbuluar në Turqi. Ishte ndër dhjetëra-mijëra pllaka argjile të lashta që u shkruan gjatë Perandorisë Hitite gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit.

Për momentin, ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë shkruhet në këtë shkrim të pazakontë kuneiform, por duket se është një gjuhë e humbur prej më shumë se 3000 vjetësh.

Studiuesit thonë se idioma misterioze është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër e lashtë e shkruar nga Lindja e Afërt, megjithëse duket se ka rrënjë me gjuhët anadollake-indo-evropiane.

Shkronjat misterioze fillojnë në fund të një teksti ritual të shkruar në hititisht, gjuha më e vjetër indo-evropiane e njohur, pas hyrjes: “Që tani e tutje lexo në gjuhën e vendit të Kalashma”.

“Ishte ndryshe nga rekordet e tjera”.

Emri Kalashma i referohet një shoqërie të epokës së bronzit që ndoshta jetonte në buzë të Perandorisë shumë më të madhe Hitite, jo shumë larg qytetit antik të Hatusha, ku më vonë u gjet kjo pllakë balte, shkruan Science Alert.

Andreas Schachner, kreu i kërkimeve arkeologjike në vendin Hatusha, thotë se ai menjëherë vuri re se kjo tabletë ishte e ndryshme nga të tjerat. Në veçanti, ajo u ruajt jashtëzakonisht mirë në krahasim me më shumë se 25.000 pllaka të tjera balte të gjetura në Bogazkoy, Turqi.

Historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët kanë punuar së bashku për më shumë se një shekull për të përkthyer arkivin e jashtëzakonshëm të kontratave mbretërore, korrespondencës politike dhe teksteve ligjore dhe fetare të gjetura në vendin e Hatushës.

Megjithëse shumica e këtyre pllakave janë të shkruara në shkrimin kuneiform hitit, ka edhe të tilla në gjuhë të tjera, me shumë gjasa që kanë origjinën nga grupe të ndryshme etnike që dikur ishin nën hijen e Perandorisë Hitite.

“Hititët ishin shumë të interesuar për regjistrimin e ritualeve në gjuhë të huaja”, shpjegon Schwemer.

Ndërsa hititët pushtuan gjithnjë e më shumë territor në gadishullin e madh midis Detit të Zi dhe Mesdheut, ata ndoshta adoptuan fe të reja për të përqafuar më mirë subjektet e tyre të sapopërvetësuara.

Ekspertët besojnë se arkivat perandorake ishin një mënyrë për të konsoliduar “kultin e shtetit”. Duket se duke huazuar ide të tilla si sistemi kuneiform, traditat dhe fetë, hititët hasën më pak pengesa gjatë zgjerimit të shtrirjes së perandorisë.

Fotot e tabletës të sapo zbuluar nuk janë publikuar ende, pasi shkencëtarët janë ende duke punuar për përkthimin.

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara