Lajmet

Zbulohet fabrika më e madhe në botë e verës në Izrael

Zbulimi i kësaj fabrike erdhi pas procesit të gërmimit dyvjeçar.

Published

on

Fabrika më e madhe në botë e verës nga periudha bizantine u zbulua nga arkeologët në qytetin izraelit Yayne. Zbulimi i kësaj fabrike erdhi pas procesit të gërmimit dyvjeçar.

Ky kompleks 1 mijë e 500-vjeçar përdorej për të prodhuar verë në sasi të mëdha, ku sipas drejtuesve të procesit të gërmimit, tregtoheshin deri në dy milionë litra verë çdo vit.

Perandoria Bizantine sundoi afërsisht midis viteve 330 dhe 1453 pas Krishtit, duke u bërë një nga qytetërimet kryesore në botë.

“Ajo që është vërtet emocionuese është shkalla. Është shkallë e madhe e prodhimit këtu”, tha arkeologu dhe bashkëdrejtuesi i gërmimeve Jon Seligman për CNN. Ai shtoi se “kompleksiteti i arkitekturës dhe i procesit industrial” ishte surprizë.

Ai tha se procesi i gërmimit, i udhëhequr nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit, ishte një nga proceset më të mëdha të gërmimit në vend, me rreth 300 anëtarë të stafit që punojnë pesë ditë në javë./UBTNews

Lajmet

Arratisje nga qendra korrektuese në lipjan – dy të arrestuar, njëri i mitur

Published

on

Sipas raportit policor, në lipjan më 09.06.2026 rreth orës 09:15 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se janë arratisur nga qendra korrektuese në lipjan.

Sipas të njëjtit raport, të dyshuarit dyshohet se janë larguar derisa ishin duke e shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese.

Pas arrestimit dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar sërish në qendrën korrektuese, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Continue Reading

Lajmet

Luca Parmitano, hyn në histori si evropiani i parë në ekuipazhin ‘Artemis’ të NASA-s

Published

on

Astronauti italian i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Luca Parmitano, do të jetë evropiani i parë që merr pjesë në programin hënor “Artemis” të NASA-s, ka njoftuar administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Jared Isaacman.

Parmitano, 49 vjeç, do të jetë një nga katër astronautët e misionit “Artemis III”, i cili pritet të nisë në vitin 2027.

Megjithatë, ndryshe nga planet fillestare, misioni nuk pritet të shkojë drejt Hënës, por do të zhvillohet vetëm në orbitën e Tokës për kryerjen e testeve.

Sipas Isaacman, ekuipazhi do të përfshijë gjithashtu astronautët amerikanë Andre Douglas, Frank Rubio dhe Randy Bresnik, ndërsa Bob Hines do të jetë në gatishmëri si rezervë në rast emergjence.

Në vend të uljes në sipërfaqen hënore, misioni “Artemis III” do të fokusohet në testimin e lidhjes (docking) të anijes kozmike “Orion” me sistemet e uljes hënore.

Përmes këtij programi, NASA synon të vendosë një prani të përhershme njerëzore në Hënë, si hap drejt misioneve të ardhshme në hapësirën e thellë/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit me aktivitete përkujtimore

Published

on

Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të vendit me një agjendë të gjerë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, që përfshijnë homazhe, ekspozita, koncerte dhe veprimtari shkencore.

Aktivitetet kanë nisur me ceremoninë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në kompleksin historik në Prizren, ndërsa programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor me homazhe në Prekaz, te varret e figurave të njohura kombëtare dhe në monumentet e dëshmorëve në Prishtinë.

Në kuadër të shënimeve do të hapet edhe ekspozita “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare, do të mbahet pritja shtetërore dhe koncerti festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë me ansamble nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 25 qershor parashihet edhe një ligjëratë përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Bibliotekën Kombëtare, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Institucionet e Kosovës theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve synohet nderimi i ngjarjeve dhe figurave që kanë shënuar historinë kombëtare dhe rrugëtimin drejt lirisë.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu përfaqëson Kosovën në Samitin e SEECP në Sofje

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po merr pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po zhvillohet në Sofje, në kuadër të 30-vjetorit të kësaj nisme rajonale.

Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

SEECP konsiderohet një nga forumet kryesore politike në rajon për forcimin e dialogut dhe marrëdhënieve mes vendeve pjesëmarrëse. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara