Aktualitet

Zbulohen restorantet më të mira në botë për vitin 2022

Restorantet lejohen të marrin çmimin kryesor vetëm një herë.

Published

on

Është një tjetër vit i mirë për Kopenhagen, pasi, për të dytin vit radhazi, një restorant në kryeqytetin danez është shpallur më i miri në planet në çmimet e 50 restoranteve më të mira në botë.

Restoranti Geranium qëndron i hapur vetëm katër ditë në javë, një zgjedhje e bërë nga kryekuzhinieri Rasmus Kofoed dhe bashkëpronari Søren Ledet për të mbajtur një etikë të ekuilibrit mes punës dhe jetës.

Restorantet lejohen të marrin çmimin kryesor vetëm një herë, pas së cilës ato futen në një program të veçantë “Më të mirat nga më të mirat”.

Këtu keni listën e 50 restoranteve më të mira në botë:

  1. Geranium (Kopenhagë, Danimarkë)
  2. Central (Lima, Peru) Restoranti më i mirë në Amerikën e Jugut
  3. Disfrutar (Barcelona, ​​Spanjë)
  4. Diverxo (Madrid, Spanjë)
  5. Pujol (Mexico City, Mexico) Restoranti më i mirë në Amerikën e Veriut
  6. Asador Etxebarri (Axpe, Spanjë)
  7. A Casa do Porco (São Paulo, Brazil)
  8. Lido 84 (Gardone Riviera, Itali)
  9. Quintonil (Mexico City, Meksikë)
  10. Le Calandre (Rubano, Itali)
  11. Maido (Lima, Peru)
  12. Uliassi (Senigallia, Itali)
  13. Steirereck (Vjenë, Austri)
  14. Don Julio (Buenos Aires, Argjentinë)
  15. Reale (Castel di Sangro, Itali)
  16. Elkano (Getaria, Spanjë)
  17. Nobelhart & Schmutzig (Berlin, Gjermani)
  18. Alchemist (Kopenhagë, Danimarkë)
  19. Piazza Duomo (Alba, Itali)
  20. Den (Tokio, Japoni) Restoranti më i mirë në Azi
  21. Mugaritz (San Sebastian, Spanjë)
  22. Septime (Paris, Francë)
  23. The Jane (Antwerp, Belgjikë)
  24. The Chairman (Hong Kong)
  25. Frantzén (Stokholm, Suedi)
  26. Restaurant Tim Raue (Berlin, Gjermani)
  27. Hof van Cleve (Kruishoutem, Belgjikë)
  28. The Clarence (Paris, Francë)
  29. St. Hubertus (San Cassiano, Itali)
  30. Florilege (Tokio, Japoni)
  31. Arpège (Paris, Francë)
  32. Mayta (Lima, Peru)
  33. Atomix (Nju Jork)
  34. Hiša Franko (Kobarid, Slloveni)
  35. The Clove Club (Londër, MB)
  36. Odette (Singapore)
  37. Fyn (Cape Town, Afrika e Jugut)
  38. Jordnær (Kopenhagë, Danimarkë)
  39. Sorn (Bangkok, Tajlandë)
  40. Schloss Schauenstein (Fürstenau, Zvicër)
  41. La Cime (Osaka, Japoni)
  42. Quique Dacosta (Dénia, Spanjë)
  43. Boragó (Santiago, Kili)
  44. Le Bernardin (Nju Jork)
  45. Narisawa (Tokio, Japoni)
  46. ​​Belcanto (Lisbonë, Portugali)
  47. Oteque (Rio de Zhaneiro, Brazil)
  48. Leo (Bogota, Kolumbi)
  49. Ikoyi (Londër, Angli)
  50. SingleThread (Healdsburg, Kaliforni)/UBTNews/

Bota

​Trump kërcënon Apple me tarifa

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Apple duhet të prodhojë iPhone-t e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose do të përballet me tarifë 25 për qind.

Kam informuar Tim Cook të Apple shumë kohë më parë se pres që iPhone-ët të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të prodhohen në SHBA, jo në Indi apo kudo tjetër. Nëse nuk është kështu, Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej të paktën 25% për Shtetet e Bashkuara,” shkroi Trump në Truth Social, raporton KosovaPress.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Trump shprehu pakënaqësinë me planin e Apple për të prodhuar iPhone në objektet e reja të ndërtuara në Indi.

Apple ka punuar për të diversifikuar prodhimin vitet e fundit dhe disa prodhime të iPhone tashmë janë zhvendosur në Indi.

Kryeshefi i kompanisë Tim Cook tha gjatë një telefonate me investitorët në fillim të muajit se ai pret që “shumica e iPhone-ve të shitur në SHBA do të kenë Indinë vend të origjinës”.

Cook shtoi se Apple pret kosto doganore deri në 900 milionë dollarë këtë tremujor.

Muajin e kaluar, Trump vendosi të përjashtojë pajisjet elektronike nga tarifat e rënda që vendosi për mallrat kineze, gjë që ishte një fitore e madhe për Apple dhe kompanitë e tjera amerikane të teknologjisë.

Tim Cook takoi Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i administratës për CNN, por nuk zbuloi detaje.

Continue Reading

Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza

Published

on

By

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin Evropian, duke e cilësuar ofensivën e Izraelit në Gaza si “gjenocid”. Në fjalimin e saj të mbajtur gjatë vizitës së parë zyrtare në Bruksel, ajo shprehu shqetësim të thellë për situatën humanitare në Lindjen e Mesme dhe kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ky është gjenocid,” deklaroi Pirc Musar. “Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot, në Parlamentin Evropian. Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Po e shohim, po e shikojmë dhe po heshtim.

Presidentja sllovene dënoi qartë veprimet izraelite në Gaza, ku, sipas saj, që nga fillimi i marsit deri në këtë javë, Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare, duke thelluar tragjedinë humanitare. Ajo theksoi se, ndonëse shtetet anëtare të BE-së kanë qëndrime të ndryshme për konfliktin, asnjë vend nuk duhet të harrojë detyrimet që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar humanitar.

Konflikti në Lindjen e Mesme ishte ndër temat kryesore të takimeve të saj me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të dy liderët, sipas Pirc Musar, e siguruan se Bashkimi Evropian do të angazhohet më fuqishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.

Një tjetër çështje qendrore e vizitës së presidentes sllovene në Bruksel ishte zgjerimi i BE-së. Ajo e quajti këtë proces një “domosdoshmëri gjeopolitike dhe detyrim moral”, duke theksuar nevojën për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë.

Pas takimit me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos, Pirc Musar tha se ndajnë të njëjtin vizion për zgjerimin si një investim strategjik në paqe, stabilitet dhe të ardhme të përbashkët evropiane.

Deklaratat e saj në Bruksel pritet të nxisin debat në rrafshin diplomatik, sidomos për tonin e saj të hapur dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Izraelit, një vend tradicionalisht i mbështetur nga disa shtete anëtare të BE-së. Ndërkohë, Pirc Musar ka theksuar nevojën për një Evropë më të bashkuar, më të ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut dhe më aktive në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes

Published

on

By

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e sheh Vatikanin si një vend të përshtatshëm për negociata të reja për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës. Lavrov tha se opsioni i Vatikanit nuk ishte realist për Moskën.

Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Është disi e pahijshme kur vendet ortodokse diskutojnë çështje në një platformë katolike që kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të konfliktit”, tha Lavrov.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar Vatikanin si vendin e negociatave – pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lavrov tha se kishte “spekulime” rreth asaj se kur dhe ku mund të organizohej një takim i ri i përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina.

Ministri i Jashtëm, Lavrov akuzoi Kievin se kërkon të shkatërrojë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme për Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto rrethana”, tha ai./atsh

Continue Reading

Bota

Trump rekomandon tarifa prej 50% për importet e BE-së duke filluar nga 1 qershori

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rekomanduar që eksportet nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – t’i nënshtrohen një tarife prej 50%, sipas një postimi në “Truth Social”.

Blloku, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”, tha Trump duke kritikuar BE-në.

Barrierat e tyre të fuqishme Tregtare, Taksat e TVSH-së, Gjobat qesharake të Korporatave, Barrierat Tregtare Jo-Monetare, Manipulimet Monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër Kompanive Amerikane dhe më shumë”, tha presidenti amerikan duke përshkruar një listë të gjatë ankesash.

Presidenti Trump tha se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po shkonin gjëkundi” dhe se për këtë arsye ai kërkonte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së – duke filluar nga 1 qershori.

Trump – siç ka bërë në postime të tjera – rreth politikave të tij të diskutueshme tregtare, u kujtoi lexuesve se nuk ka tarifë nëse një produkt prodhohet në SHBA./atsh

Continue Reading

Të kërkuara