Botë

Zbulohen peshqit e ‘padukshëm’

Janë tërësisht transparente, atyre ju duken vetëm sytë dhe ushqimi brenda stomakut.

Published

on

Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar gjahtarëve, por jo të gjitha krijesat e kanë këtë aftësi, pasi duhen edhe kushte të përshtatshme.

Këta peshq që janë të padukshëm, transparencën e kanë në të gjitha organet dhe e vetmja gjë e dukshme e trupit të tyre janë sytë dhe ushqimi brenda stomakut pas një vakti të konsumuar.

Shkencëtarët shpjegojnë se vetëm pas ngordhjes, trupi i këtyre kafshëve kthehet në opak dhe bëhen të dukshëm.

Ndërkohë që evolucioni ka ndikuar edhe tek gjahtarët, disa prej të cilëve ka zhvilluar aftësinë për të parë dritën e polarizuar, që reflektohet edhe nga këto gjallesa me trup tërësisht transparent.

Kjo karakteristikë e tyre mund të verifikohet vetëm tek peshqit e detit, pra aty ku ka kripë dhe vetëm nëse jetojnë në thellësi, pasi peshqit e sipërfaqes nuk e kanë të mundur për shkak të dritës së diellit që i prek.

Klan News

Continue Reading

Aktualitet

Përplasjet vazhdojnë në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit

Published

on

By

Përplasjet kanë vazhduar në jug të Libanit, edhe pse Izraeli dhe Hezbollah-u kanë pranuar një plan të mbështetur nga SHBA-ja për armëpushim të pjesshëm, raporton BBC.

Presidenti Donald Trump tha se të dyja palët janë pajtuar për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa Libani njoftoi se Hezbollah-u ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi marrëveshjen, por paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë nëse Hezbollah-u nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve izraelite.

Gjatë natës, Hezbollah-u raportoi se ka sulmuar tanke izraelite në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite tha se ka rrëzuar dy predha të lëshuara nga territori libanez. Po ashtu, autoritetet libaneze raportuan sulme izraelite në disa zona jugore të vendit./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për ABC News se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda javës së ardhshme.

Duke folur përmes telefonit me korrespondentin në Uashington të ABC News, Jonathan Karl, më 1 qershor, Trump tha se një marrëveshje e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”.

Një draft-marrëveshje, e ndërmjetësuar nga Pakistani, javët e fundit është përcjellë mes dy palëve, teksa shumë pasiguri përcjellin negociatat. Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi është në fuqi që nga prilli, megjithëse marrëveshja është sfiduar nga sulmet sporadike.

Ka pasur, tha presidenti, “armiqësi të mëdha” nga Irani.

“Nuk është gjë e lehtë për ta. Në fakt, nuk është e lehtë as nga pikëpamja jonë. Por, ne po bëjmë aq që duhet bërë”, tha Trump.

Sa i përket afatit kohor për një marrëveshje të mundshme, presidenti Trump tha se “mendojmë se po flasim për javën e ardhshme”.

Udhëheqësi amerikan tha se një marrëveshje nuk është arritur deri më tani sepse “më duhet të siguroj edhe disa pika të tjera”.

Ditëve të fundit, Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer sulme, me forcat amerikane që njoftuan për sulme “vetëmbrojtëse” ndaj caqeve iraniane dhe Irani la të kuptohet se kishte sulmuar një bazë amerikane në Kuvajt.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje vijnë në kohën kur mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po pengon në mënyrë të konsiderueshme furnizimet globale me naftë dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten.

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë jetike detare përmes së cilës kalon pothuajse pothuajse 20 për qind e furnizimit botëror me naftë nga Gjiri drejt tregjeve ndërkombëtare./REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, 10 të vrarë

Published

on

By

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një vale të gjerë sulmesh ruse me raketa dhe dronë në Ukrainë, në atë që cilësohet si një nga ofensivat më të mëdha të Moskës gjatë muajve të fundit, raporton BBC.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjashtë persona u vranë në Dnipro dhe katër të tjerë në kryeqytetin Kiev. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Sulmet goditën ndërtesa banimi në disa zona, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Kiev u dëgjuan shpërthime të shumta dhe zhurma e dronëve që fluturonin mbi qytet. Sulmet shkaktuan zjarre pranë një stacioni karburanti, në një kantier ndërtimi, në disa blloqe banimi dhe në dy shtëpi private. Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit u raportuan edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore, ndërsa kreu i Administratës Ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, deklaroi se Rusia po përdor raketa balistike kundër objektivave në kryeqytet.

Një objekt industrial në Zaporizhia u godit gjithashtu gjatë sulmeve, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në pjesën më të madhe të territorit ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar një ditë më parë për mundësinë e një sulmi të madh rus. Në një fjalim me video, ai tha se shërbimet e inteligjencës kishin sinjalizuar përgatitje të Rusisë për një ofensivë të gjerë ajrore.

“Paralajmërimet e inteligjencës për sulme ruse mbeten në fuqi. Një sulm masiv është i mundshëm, ata e kanë përgatitur atë”, deklaroi Zelensky.

Sulmet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes dy vendeve. Javën e kaluar, Moska paralajmëroi se do të kryente “sulme sistematike” ndaj Ukrainës si përgjigje ndaj një sulmi ukrainas me dron në rajonin e pushtuar të Luhanskut, ku sipas autoriteteve ruse humbën jetën 21 persona.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase ka pranuar se kreu një operacion pranë Starobilskut më 21-22 maj, por ka theksuar se objektivi ishte një njësi ushtarake ruse dhe jo një objekt civil.

Ndërkohë, edhe Rusia raportoi një sulm me dron në rajonin e Krasnodarit. Autoritetet lokale njoftuan për një zjarr në rafinerinë e naftës Ilsky, por thanë se nuk pati viktima.

Kievi i ka cilësuar kërcënimet ruse si “shantazh të paturpshëm” dhe u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë presionin ndaj Moskës, ndërsa lufta mes dy vendeve vazhdon të përshkallëzohet./BBC/

Continue Reading

Lajmet

Irani ndërpret komunikimet me SHBA-në, paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

 Irani ka vendosur të ndërpresë shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësve, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon dhe sulmeve të fundit në Liban sipas nje raportimi të Reuters.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka bërë të ditur se ekipi negociator i Teheranit ka ndaluar komunikimet indirekte me Uashingtonin, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit në Liban, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.

Tasnim raporton gjithashtu se Irani dhe i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, ku përfshihen aleatët e tij në Liban, Irak dhe Jemen, kanë hartuar një plan që parasheh bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera strategjike, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb.

Sipas raportimit, këto masa synojnë “ndëshkimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij”, ndërsa autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të ketë negociata derisa të ndalen operacionet ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

Të kërkuara