Kuriozitete
Zbulohen dy specie të reja dinozaurësh në Kinë
Published
3 years agoon
By
Betim GashiShkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve dinozaurësh në Kinën veriperëndimore – disa nga vertebrorët e parë të zbuluar në rajon, sipas një studimi të ri të botuar të enjten.
Një sërë fosilesh janë shfaqur në rajonin veriperëndimor të Kinës gjatë viteve të fundit, përfshirë në Xinjiang dhe Turpan-Hami. Fosilet përfshijnë disa pterosaurë (reptilë këta fluturues), vezë të ruajtura dhe embrione – si dhe fragmente fosile të rruazave kurrizore dhe kafazeve të brinjëve, të cilët shkencëtarët fillimisht identifikuan se u përkasin tre dinozaurëve misteriozë, ka shkruar agjencia amerikane CNN.
Hulumtuesit që atëherë thanë që dy nga ato specie ishin të panjohura më parë, të cilat ata i kanë quajtur “Silutitan sinensis – silu” që do të thotë “Rruga e Mëndafshit” në gjuhën mandarine – dhe “Hamititan xinjiangensis”, si aludim për rajonin ku u gjet. Të dyja u përshkruan me fjalën greke “titan”, që do të thotë “gjigant”, për shkak të madhësisë së tyre.
Specia Silutitan vlerësohet të jetë mbi 20 metra e gjatë, ndërsa Hamititan 17 metra e gjatë. Kështu dinosaurët janë po aq të mëdhenj sa balenat blu, të cilat variojnë nga 23 deri në 30 metra, varësisht nga hemisfera në të cilën ndodhen.
Thuhet se fragmentet fosile datojnë që nga periudha e hershme kretakeusëve, rreth 120 deri 130 milionë vjet më parë. Të dyja speciet i përkasin familjes sauropod, një grup ky i dinozaurëve që hanin bar dhe që njiheshin sipas qafës theksueshëm të gjatë. Ato ishin kafshët më të mëdha që ndonjëherë kanë shkelur tokën./UBTNews
You may like
Kuriozitete
10 fakte interesante që nuk i keni ditur për Krishtlindjet
Published
2 days agoon
December 24, 2024Krishtlindja festohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës dhe simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri. Kjo festë konsiderohet një prej datave më të rëndësishme të vitit.
Meqënse Krishtlindja është nesër, UBT News ju tregon disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
1. Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri festë ligjore ishte Oklahoma më 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtar.
2. Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.
3. Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi më 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.
4. Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, që do zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.
5. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
6. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
7. Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar ‘Pema e Parajsës’.
8. Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
9. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
10. Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell. /UBT News/
Kuriozitete
Shifra marramendëse! Ky është qyteti më i pasur në botë
Published
2 days agoon
December 24, 2024New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori dhe Londra. Kjo renditje është bazuar në një studim që ka marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm për të vlerësuar pasurinë globale.
Një nga arsyet kryesore është se qyteti ka dy nga bursat më të mëdha në botë, NYSE dhe Nasdaq.
Përveç kësaj, pasuria totale e banorëve të Nju Jorkut kalon 3 trilionë dollarë, një shumë që është më e madhe se ajo e shumë vendeve të G20-ës.
Nju Jork ka një numër të madh milionerësh, me rreth 349,500 individë që kanë pasuri të larta, dhe kjo shifër ka pësuar një rritje prej 48% gjatë dekadës së fundit.
Po ashtu, qyteti është shtëpia e 744 centi-milionerëve dhe 60 miliarderëve, duke e konsoliduar edhe më tej pozitat e tij si një qendër globale financiare dhe ekonomike.
Kuriozitete
Fakte interesante nga “Meshari” i Gjon Buzukut
Published
3 days agoon
December 23, 2024“Meshari” është vepra e parë në gjuhën shqipe, që njohim, sepse mendohet që të ketë pasur një traditë të mëparshme të shqipes së shkruar.
Buzuku e nisi veprën më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, data, të cilat ndodhen të shkruara nga vetë autori në pasthënien e librit. Në vitin 1740 Mesharin e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.
Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Kopje të tij ndodhen edhe në Bibliotekën Kombëtare. “Meshari” është një vepër monumentale e gjuhës shqipe dhe e kulturës shqiptare.
Në tekstin përmbyllës të veprës së vet, Buzuku na bën të ditur për veten, për datën e botimit të veprës, po edhe për natyrën, për qëllimin e hartimit dhe të botimit të saj. Me një fjalë, Pasthënia është një lloj letërnjoftimi, një përcaktuese e rëndësishme për autorin dhe për veprën e tij.
Në rrafshin e veçantisë së tekstit, Pasthënia është ndërtuar kryesisht në stilin biblik e liturgjik, qoftë si formë, qoftë si kuptimësi dhe është e rëndësishme për nëntekstin e pasur që e cilëson.
Pasthënia është i vetmi tekst (meqenëse mungojnë faqet e para të veprës së Buzukut, vendi i botimit dhe ndonjë shkrim hyrës i mundshëm nga Buzuku ose nga ndonjë bari tjetër shpirtëror), ku në mënyrë të pandërmjetme jepen disa të dhëna me rëndësi.
Së pari, në të na bëhet e ditur se hartuesi i saj ishte prifti Gjon Bdek Buzuku dhe se punën e shtypjes së librit e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi më 5 janar 1555. /UBT News/
Kuriozitete
Fakte interesante nga ballkoni i famshëm i Juliet
Published
7 days agoon
December 19, 2024Qyteti më romantik në Itali dhe padyshim një nga vendet më të bukura është Verona. Ky lokacion është një destinacion kryesor për shumë udhëtarë që e vizitojnë.
Në sajë të William Shakespeare, duke vendosur “Romeo dhe Julieta” në qytet, Verona u bë qyteti më i parapëlqyeri për të gjithë vizitorët, për këtë arsye, nuk ka vizitë në Verona pa një ndalesë nga ballkoni i famshëm i Juliet.
Para se ju vizitoni këtë vend romantik, po ju japim disa fakte interesante për këtë vend:
- Shtëpia është blerë nga familja Cappello në vitin 1905. Falë ngjashmërisë së mbiemrit në Juliet-së në lojë, qyteti deklaroi se ajo ishte, në fakt, shtëpia e Juliet. Kështu u bë një tërheqje e famshme, por e vërteta është se ajo kurrë nuk ka jetuar atje.
- Shtëpia është themeluar që në shek 14 dhe është shembull i bukur i arkitekturës Gotike.
- Ballkoni i cili Julieta merrte serenata nga Romeo nuk është ballkon i vërtet, është krijuar për t`u përshatur mirë me origjinalin.
- Aty gjendet një statujë e Julietës, gojëdhëna është se nëse vizitorët prekin gjoksin e saj, kjo ju sjelli atyre fat në gjetjen e dashurisë.
- Një tjetër fakt është që nëse lini shënime dashurie brenda, kjo dashuri zgjat përgjithmonë, prandaj kjo shtëpi është e mbulur në çdo cep të saj me shënime dashurie.
- Edhe në ditët e sotme egziston në këtë vend një staf të quajtur si sekretaret e Julietës ku i japin përgjigje të gjithë pyetjeve që u vinë nga gjithë bota, pra japim këshilla dashurie.
- Dhomat në shtëpi janë të zbukuruar me copa nga koha e Romeo e Julieta, që vizitorët të kenë ndjenjën si jeta ishte në atë periudhë.
Përndryshe, çdo vit ky qytet mirëpret qindra dhe mijëra vizitorë të cilët janë të mahnitur nga bukuria dhe të interesuar për të mësuar më shumë rreth vendit të Romeos dhe Julietës. /UBT News/
Zyrtare: Presidenti i Suharekës jep dorëheqje
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës: Xhaka lider i madh, po përgatitet për karrierën si trajner
Policia harton plan operativ për festat e fundvitit
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Edhe një aktakuzë për krime lufte
Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim
Bashkëpunimi i ri për studentët e Ndërtimtarisë – UBT nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë
Avokati i Popullit: Shqetësuese mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen
Osmani: Krishtlindja na kujton se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman