Lajmet

Zbulohen disa kampe romake pothuajse 2000 vjeçare

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit gjurmuan fillimisht bazat ushtarake në Google Earth.

Published

on

Kampet u panë fillimisht në Google Earth dhe janë çuditërisht të ruajtura mirë. Larg në shkretëtirën arabe, ato ofrojnë një pasqyrë të fushatave romake në gadishull gjatë shekullit të dytë.

Tre kampe të ushtrisë romake që datojnë pothuajse 2000 vjet më parë janë zbuluar në shkretëtirën arabe.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit gjurmuan fillimisht bazat ushtarake në Google Earth.

Ata tani po sugjerojnë se kampet mund të shërbejnë si dëshmi e një fushate romake përgjatë Jordanisë juglindore në Arabinë Saudite gjatë shekullit të dytë.

Ruajtja e fortifikimeve mund të nënkuptojë se ato u ndërtuan gjatë pushtimit romak të Mbretërisë Jordaniane Nabataean në vitin 106 pas Krishtit, thanë studiuesit.

Dr Michael Fradley, i cili identifikoi i pari kampet, tha: “Ne jemi pothuajse të sigurt se ato janë ndërtuar nga ushtria romake, duke pasur parasysh formën tipike të rrethimeve me hyrje të kundërta përgjatë secilës anë”.

Mendohet se kampet u ndërtuan si kazerma ndërsa romakët u nisën për pushtimin e tyre arab, të përdorura vetëm për një “çështje ditësh ose jave” sipas Dr. Fradley-t.

Profesori Andrew Wilson beson se fakti që pjesa më e madhe e kampeve perëndimore është shumë më e madhe se të tjerët jep të dhëna për natyrën e fushatës ushtarake.

Ekipi beson se kampet ishin themelet e një sulmi të befasishëm ndaj Nabataeans pas vdekjes së mbretit të tyre të fundit, Rabbel II Soter.

Eksperti ushtarak romak, Dr. Mike Bishop, tha: “Këto kampe janë një zbulim i ri spektakolar dhe një pasqyrë e re e rëndësishme në fushatën romake në Arabi”./UBTNews/

Rajoni

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Published

on

By

Policia në Tiranë ka dhënë detajet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në moshën 60 vjeçare në Tiranë. Aty tregohet se si i dyshuari kaloi nëpër detektor me armë, dhe roja qëndronte ulur në karrigen e tij. Gjithçka thuhet të jetë vërtetuar nga pamjet e kamerave.

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet mes tjerash./D.B/EO

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara